8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Myftiu Tërnava priti imamin e Qabesë, dr. Abdullah Avad el-Xhuheni

Më të lexuarat

Prishtinë, më 28 shtator 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me stafin e tij ka pritur sot në takim imamin Qabesë, dr. Abdullah Avad el-Xhuheni. Myftiu Tërnava fillimisht falënderoi imamin El-Xhuheni për vizitën duke e çmuar dhe vlerësuar këtë vizitë, ngase është hera e parë që një imam i Qabesë po viziton Kosovën dhe është nder e krenar që po vizitoni Kosovën si mysafir i BIK-ut.

Më pas, Myftiu Tërnava e njohu imamin e Qabesë, dr. Abdullah Avad el-Xhuheni me aktivitetin dhe me veprimtarinë e BIK-ut, duke theksuar bashkëpunimin shumë të ngushtë që ka me autoritetet e Arabisë Saudite. Myftiu Tërnava po ashtu theksoi se Arabia Saudite, populli i saj, Qeveria dhe mbreti i saj, Selman bin Abdulaziz al-Saud, ka ofruar përkrahje për Kosovën në periudha të ndryshme dhe në fusha të ndryshme dhe se ata vazhdimisht kanë treguar praktikisht një përkushtim për bashkëpunim, mirëqenie dhe prosperitet për të gjithë popujt myslimanë të botës dhe popujt e tjerë miq. Ai theksoi se populli i Kosovës gëzon respekt dhe simpati të veçantë nga Qeveria dhe populli saudit, duke vënë në pah kështu rëndësinë e thellimin të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Ai më pas po ashtu njohu mysafirin për praktikën e institucioneve të BIK-ut në respektimin e të gjitha besimeve për një bashkëjetesë të mirëfilltë pa dallim feje, race, gjuhe dhe etnie.

Nga ana e tij, imami i Qabesë, dr. Abdullah Avad el-Xhuheni, shprehu falënderime për mikpritjen vëllazërore dhe bujarinë e ofruar gjatë kësaj vizite, dhe se është i lumtur që po viziton Kosovën dhe popullin e saj. Ai u shpreh i mahnitur me prosperitetin e zhvillimin e Kosovës, si një vend i dalë dhe i shkatërruar nga lufta. Ai premtoi se do të jetë dorë e ndihmesës që Kosova të ketë vendin e merituar në mesin e popujve të zhvilluar dhe aty ku e meriton Kosova.

Imami i Qabesë, dr. Abdullah Avad el-Xhuheni i shoqëruar nga Myftiu Tërnava do të vizitojnë Fakultetin e Studimeve Islame, ku do të priten nga dekani, dr. Islam Hasani dhe stafi i tij. Ai do të mbajë një ligjëratë para anëtarëve të Kryesisë, administratës së këshillave të BIK-ut, profesorëve të FSI-së dhe Medresesë “Alauddin”.Më pas delegacioni do të bëjë faljen e namazit të drekës dhe do t’i vizitojë tri xhamitë e vjetra në qytet, kurse namazin e jacisë do të falë në xhaminë “Shuajb Arnauti” në lagjen Mati 1 të Prishtinës.

The post Myftiu Tërnava priti imamin e Qabesë, dr. Abdullah Avad el-Xhuheni appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit