8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Myftiu Tërnava prit në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë z. Bernard Çobaj

Më të lexuarat

Prishtinë, më 13 mars 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim z. Bernard Çobaj, i ngarkuar me punë i Ambasadës së Malit të Zi në Republikën e Kosovës. Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me funksionimin e institucionit të BIK-ut, si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet ai.

Ai falënderoi z. Çobaj, dhe nëpërmes tij edhe shtetin e Malit të Zi për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme për shtetin e Kosovës. Myftiu Tërnava po ashtu vlerësoi se Bashkësia Islame e Kosovës ndër prioritetet kryesore e ka edhe kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimin ndërfetar e ndërnjerëzor, me qëllimin e vetëm që në Kosovë të mbretërojë paqja, respekti e toleranca ndërmjet besimeve dhe etnive të ndryshme. Ai po ashtu çmoi edhe marrëdhëniet shumë të mira që kanë edhe Bashkësinë Islame të Malit të Zi.

Nga ana e tij, z. Bernard Çobaj, falënderoi Myftiun për mikpritjen, dhe potencoi rolin tepër konstruktiv që ka luajtur BIK-u në promovimin e paqes, harmonisë dhe fqinjësisë së mirë, si dhe çmoi lart rolin e prijësve fetarë në edukimin shpirtëror të masës së gjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit