1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Myftiu Tërnava paralajmëron padi për shpifjet ndaj BIK-ut

Më të lexuarat

 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava ka paralajmëruar padi ndaj shpifësve, të cilët shpifin se BIK-u ka marrë para nga Serbia. Me këtë rast, ai ka sfiduar të gjithë që nëse dikush argumenton një gjë të tillë, personalisht ai do t’i rrënojë këto xhami, mirëpo ka thënë se janë shpifje dhe gënjeshtra të kulluara.

“Nuk ka ndodhë dhe nuk do të ndodhë kurrë që BIK-u të marrë para nga Serbia, prandaj ky njeri do të ndiqet penalisht. E sfidojë atë zotërinë dhe çdokënd tjetër në Kosovë që nëse argumentojnë një gjë të tillë, unë personalisht do t’i rrënojë ato xhami. Mirëpo kjo është shpifje, është çmenduri”, ka thënë Myftiu Tërnava ndër të tjera.

Deklarata e plotë e Myftiut Tërnava në lidhje me shpifjet ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës:

Ne menduam se sistemi ateist-komunist iku dhe shkoi, mirëpo fatkeqësisht kanë mbetur disa neo-komunist, të cilët gjithherë e kanë primare fyerjen dhe shpifjen në raport me fenë, mirëpo në raport edhe me shqiptarinë tonë. E them me plotë përgjegjësi se nuk ka ndodhë, nuk po ndodhë dhe nuk do të ndodhë kurrë asnjëherë që Bashkësia Islame e Kosovës të marrë para nga Serbia. Por, e sfidojë atë zotërinë atje, e sfidojë dhe i them kështu me përgjegjësi të plotë, nëse ai dhe kushdo qoftë në Kosovë pinjollë të tij, kanë vetëm një argument në lidhje me atë çfarë kanë deklaruar, unë haptazi deklarojë sot se unë do të marrë buldozerin dhe do t’i rrënojë ato dy xhami, edhe tek ajo në ‘Veternik’ edhe kjo këtu në ‘Mat’. Mirëpo, kjo është shpifje, është çmenduri që vije nga një person i papërgjegjshëm.

Elhamdulilah na e kemi shtetin, mirëpo sikur të kemi si duhet shtetin e së drejtës, atëherë ai kishte me përfunduar në Prokurori për të dhënë llogari, për shpifjen që e ka bërë, për gënjeshtrën që e ka bërë. Unë i ftoj edhe xhematët e të dy xhamive të përgatisin në bashkëpunim me avokatët që vinë nga këto dy xhami lëndën, ta çojmë në Prokurori dhe të ndjekin penalisht këtë njeri, këtë gjë do ta bëjë edhe vetë Bashkësia Islame e Kosovës, që ai të japë përgjegjësi para organeve tona, për shpifje për rrena të kulluara që i drejtohen Bashkësinë Islame të Kosovës.

Duhet të pasur në hatër të gjithë që Bashkësia Islame e Kosovës është e shëndoshë, nuk ka virus brenda saj, qëndron eprore si çdoherë para qytetarëve si një Bashkësi Islame që është e organizuar jashtëzakonisht mirë, është stoike, është e pathyeshme në raport me kontributin që ka dhënë, që jep dhe që do të japë për mirëqenien e popullit tonë. Në veçanti për kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës për çlirimin e vendit dhe pavarësinë e vendit tonë, kur dihet që qëllimi final i Serbisë ishte të shkatërronte çdo gjë që ishte islame. Si institucion kemi pësuar më së shumti kur na është rrënuar infrastruktura e Bashkësisë Islame mbi 218 xhami, selia e Bashkësisë Islame, arkiva 600-vjeçare dhe shumë objekte përcjellëse duke përfshirë edhe shtëpi të imamëve. Sigurisht që kanë rënë shehidë për mos të vdekur kurrë 37 imamë, të cilët kanë ujitur këtë tokë me gjakun e tyre për të pasur një mirëqenie të mirë të popullit tonë dhe të mos kemi këso mbeturina që me deklarata të tilla të mundohen të hedhin baltë mbi pastërtinë shpirtërore, morale e kombëtare që ka pasur dhe do të ketë në vazhdimësi kombi ynë dhe në veçanti Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit