Prishtinë, më 23 dhjetor 2022
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot pa nga afër punimet në ndërtimin e xhamisë së fshatrave Dobërdol-Zakut, themelet e së cilës janë vënë në shtator të këtij viti.
Myftiu Tërnava u shpreh tejet i kënaqur me ecurinë e punëve në ndërtimin e kësaj xhamie. Ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për krijimin e kushteve sa më të mira në mënyrë që besimtarët tanë ta kenë sa më të lehtë kryerjen e ibadeteve fetare.Xhamia e fshatrave Dobërdol-Zakut është duke u ndërtuar falë bamirësisë së familjes Sejdiu nga fshati Zakut.
The post Myftiu Tërnava pa nga afër punimet në ndërtimin e xhamisë së fshatrave Dobërdol-Zakut appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.