4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Myftiu Tërnava mori pjesë në panelin shkencor me titull “Bullizmi -format, pasojat dhe preventiva”

Më të lexuarat


Nën organizimin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, në ambientet e Medresesë “Isa Beu” në Shkup, dje, u mbajt paneli shkencor me titull “Bullizmi: format, pasojat dhe preventiva”.

Në këtë ngjarje, të pranishëm ishin Reisul ulema, h. Shaqir Fetahu, Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, së bashku me sekretarin e BIK-ut, Ahmet ef. Sadriun.

Në fjalën përshëndetëse, Myftiu Tërnava foli mbi rëndësinë e stolisjes së karakterit me vlera morale, e mbi të gjitha që besimtari të jetë i respektueshëm, i afërt dhe i dobishëm për të gjithë rrethin ku ai jeton. “Përgojimi, ngacmimi, bartja e fjalëve, lëndimi fizik janë vese që duhen flakosur” – theksoi Myftiu në fjalën e tij.

Po ashtu Reisul ulema, z. Fetahu, pasi u uroi mirëseardhje mysafirëve dhe panëlistëve, vuri në spikamë që ky takim është vetëm fillimi i organizmieve të paneleve të ndryshme shkencore për të diskutuar çështjet që janë të rëndësishme për shoqërinë dhe besimtarët tanë. Ai vuri në theks bashkëpunimin e mirë që kanë me Bashkësinë Islame të Kosovës, dhe se vetëm kështu të bashkuar mund të jemi më të fortë përballë sfidave bashkëkohore, dhe të arrijmë të jemi në shërbim edhe më cilësor për besimtarët tanë.

Ndërsa panelistët në përbërje nga prof. dr. Ali Pajaziti, mr. Edlira Destani, mr. Jakup Çunaku dhe prof. dr. Muaz Agushi, trajtuan këtë tematike nga shumë perspektiva, si ajo sociologjike, psikologjike dhe atë fetare.

Si konkluzion i përbashkët doli që të gjithë, duke u nisur nga individi, familja, shoqëria dhe të gjitha institucionet të merren seriozisht me këtë fenomen, në mënyrë që të arrihet të reduktohet bullizmi, sidomos te fëmijët.

Në fund, të gjithë panelistëve, në shenjë mirënjohje iu ndanë certifikata nga Reisul ulema.

Kurse, drejtori i Medresesë “Isa Beu”, dr. Islam Islami, i ndau mirënjohje Myftiut Tërnava për kontributin dhe bashkëpunimin e mirë që kishte me Medresenë “Isa Beu” derisa ishte në detyrën e drejtorit të Medresesë “Alauddin”, e në veçanti gjatë vitit 1999.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit