4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Myftiu Tërnava mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së diplomave në FSI

Më të lexuarat

Prishtinë, më 26 dhjetor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, mori pjesë sot në ceremoninë e shpërndarjes së diplomave për 37 studentë të diplomuar përgjatë vitit 2023. Nga këta 37 studentë, 29 prej tyre i takonin nivelit bachelor, ndërsa 8 nga niveli master.

Myftiu Tërnava uroi studentët për përkushtimin e tyre, duke iu dëshiruar shëndet e suksese tutje. Ai po ashtu falënderoi dekanin, sekretarin dhe gjithë stafin akademik për kontributin që po japin për të nxjerrë kuadro të përgatitura profesionalisht.

“Është kënaqësi e madhe kur edhe praktikisht e shohim që e kemi dhënë një mund, një kontribut të tillë bashkërisht” – tha ndër të tjera Myftiu Tërnava. Ai gjithashtu tha se sot, mundësitë për t’u ngritur e avancuar profesionalisht janë më të mëdha, duke theksuar se në Fakultetin e Studimeve Islame, përveç nivelit bachelor e master, tani studentët në këtë institucion mund t’i përfundojnë edhe studimet e doktoratës.

Myftiu Tërnava, si gjithëherë nuk harroi t’u japë këshilla studentëve por edhe t’ua rikujtojë barrën e përgjegjësisë që kanë para vetës.

Ai gjithashtu tha se Bashkësia Islame e Kosovës me të gjitha institucionet e saj do t’i mbështes gjithmonë studentët dhe ata që kanë përfunduar studimet në këtë institucion.

Studentët i uroi edhe dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, dr. Islam Hasani, i cili po ashtu falënderoi Myftiun Tërnava për prezencën dhe fjalën e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit