3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Myftiu Tërnava: “Mbështesim kërkesat e mësimdhënësve, por greva duhet të ndërpritet”

Më të lexuarat

Të nderuar e të çmuar mësimdhënës, të nderuar shërbyes civilë,

Ju të respektuar udhëheqës sindikal e qeveritarë,

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!

Me vëmendje kam përcjellë zhvillimet e muajit të fundit në vendin tonë, që kanë të bëjnë me grevën në sektorin e arsimit dhe atë të administratës publike.

Që në fillim, më lejoni të shpreh vlerësimin dhe konsideratën time me të lartë për mësimdhënësit, profesioni i të cilëve është përtej detyrës së rëndomtë – është në premisat e misionit të shenjtë.

E këtë mision dhe detyrë, mësuesit dhe pedagogët tanë e kanë kryer me përkushtim e vetëdije të lartë që nga Rilindja Kombëtare e deri në ditët e sotme.

Të gjithë ne jemi dëshmitarë që një ndër shtyllat kryesore në themelet e mëvetësisë së vendit tonë gjatë viteve të 90-ta, në përballje me okupimin serb, ka qenë organizimi i pavarur i sistemit të arsimit në kuadër të shkollës shqipe.

Ne, mbështesim kërkesën e mësimdhënësve të Kosovës për pagë të dinjitetshme, ngase mësimdhënësit kanë mision të shenjtë, janë arsimuesit, edukuesit dhe pedagogët e fëmijëve tanë.

Thërras SBAShK-un që për hir të misionit që bartin mbi vete, që sot ta ndërpresin grevën dhe që nesër fëmijët tanë të kthehen në bankat e shkollës, aty ku e kanë vendin.

Po ashtu, thërras sindikatën e shërbyesve civilë që të ndërpresë grevën, të kthehen në vendin e tyre të punës dhe institucionet publike e shtetërore të zhbllokohen e të jenë në funksion të qytetarëve, e të shtetit.

Të drejtat e tyre sindikale t’i kërkojnë përmes dialogut social duke pasur parasysh gjithnjë interesin e popullit tonë dhe vendit tonë.

Apeloj të dy udhëheqësit e sindikatave që në këto momente të tregohen të arsyeshëm, të urtë dhe t’i kthehemi normalitetit.

Gjithashtu, i bëj ftesë Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që sa më parë të miratojnë ligjin për paga, e në këtë kuadër, kërkesat e sindikalistëve të merren në konsideratë.

Të gjithë jemi të bindur që nuk është koha për përplasje e barrikadime, por për unitet veprues, urtësi, mençuri e mbështetje për njëri-tjetrin.

Mbes me shpresë që nesër nxënësit t’i kemi në bankat e shkollës, kurse shërbyesit civilë në krye të detyrës.

Ju faleminderit

Myftiu i Kosovës,

Naim ef. TËRNAVA

Prishtinë, më 27 shtator 2022
The post Myftiu Tërnava: “Mbështesim kërkesat e mësimdhënësve, por greva duhet të ndërpritet” appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit