Myftiu Tërnava mbajti takim me kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka mbajtur sot një takim me kryetarët e të gjitha Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Takim u hap me leximin e disa ajeteve kuranore. Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshirë gjendjen aktuale të jetës fetare në Kosovë dhe mbarëvajtjen e saj.
Pjesë e diskutimeve ishin edhe përgatitjet për muajin e shenjtë Ramazan, organizimi i haxhit për vitin e ardhshëm, si dhe vlerësimi i situatës aktuale në vend.
Myftiu Naim ef. Tërnava vlerësoi kontributin e Këshillave në ruajtjen e unitetit dhe zhvillimin e aktiviteteve fetare në nivel kombëtar. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Këshillave dhe Kryesisë, për t’u përballur me sfidat aktuale dhe për të përmbushur nevojat shpirtërore të besimtarëve.
Kjo mbledhje shërbeu për angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për të adresuar çështje të ndryshme që ballafaqohen me organizmin e jetës fetare dhe iniciativat për të ndihmuar shoqërinë.