Që disa ditë në opinionin publik është duke u diskutuar një lëvizje e re, e cila për synim ka “braktisjen e fesë islame”.
Në lidhje me këtë temë, ka folur edhe myftiu Naim Tërnava. Në një intervistë të publikuar në faqen e BIK-ut, Tërnava deklaron se i dhimbsen njerëzit e kësaj lëvizje, që e mbajtën një takim në Deçan.
“Mua ata njerëz po më dhimbsen, ata thjesht janë një mbetje e ish-sistemit komunist, ateisto-enveristo-stalinist, që mendojnë se iu ka ardhur koha që ta bëjnë një lëvizje të tillë. Dhe shikoni kur, në kohën kur Kosova vërtet po vendos për fatin e vet, të ardhmërisë së vendit tonë, ata bëjnë lëvizje të tilla” – deklaroi myftiu Tërnava.
Linku i videos:
https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=343979531349622