8.4 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Myftiu Tërnava dhe kryetari i Dijanetit të Turqisë, Ali ef. Erbash, mbikëqyren punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore

Më të lexuarat

Prishtinë, më 18 gusht 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe kryetari i Dijanetit të Turqisë, prof. dr. Ali Erbash, sot, mbikëqyren punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Me këtë rast, Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me ecurinë e mbarë të punimeve dhe se gjithçka është duke ecur sipas planit dhe dinamikës së paraparë.

Kryetari i Dijanetit, prof. dr. Ali Erbash, tha se ndjehet i lumtur që ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me Kryesinë e BIK-ut dhe se me emrin e Zotit punët do të ecin mirë dhe mbarë sipas planit të paraparë.

Kryetari Erbash po qëndron për vizitë tre ditore në Kosovë si mysafir i Kryesisë së BIK-ut.

The post Myftiu Tërnava dhe kryetari i Dijanetit të Turqisë, Ali ef. Erbash, mbikëqyren punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit