-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Myftiu Tërnava dhe kryetari i Dijanetit, Ali ef. Erbash morën pjesë në duanë e hifzit në Prizren

Më të lexuarat

Prishtinë, më 19 gusht 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpuntorë dhe kryetari i Dijanetit të Turqisë, prof. dr. Ali Erbash, i shoqëruar nga këshilltari për Çështje Fetare në Ambasadën e Turqisë, z. Bunyamin Albayrak morën pjesë në programin për mbarimin e hifzit në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren.

Para namazit të xhumasë, Myftiu Tërnava mbajti një fjalim rasti para xhematit ku e falënderoi kryetarin e Dijanetit, Ali ef. Erbash për vizitën dhe për të gjithë atë që ka bërë Dijaneti për Kosovën.

“Shprehim falënderime të veçanta për gjithë ndihmën dhe përkrahjen që ka dhënë Dijaneti dhe populli turk për ne, duke lutur Zotin që t’i shpërblejë me të mirat e Tij” – tha veç tjerash Myftiu Tërnava. Ai më tutje tha se dita e premte është e veçantë pasi që e bëri Zoti farz namazin e xhumasë dhe është ditë e madhe dhe këtë ditë e ka begatuar edhe më prezeca e kryetarin e Dijanetit, prof. dr. Ali Erbash. Memorizimi i Kuranit nga këta djema është begati dhe vlerë për ne. Duhet të punojmë që Kurani dhe hadithin ta mbajmë gjallë që të jenë program jete për ne dhe janë pasuri e forcë për BIK-un dhe Kosovën dhe ne do të vazhdojmë në këtë drejtim.

Kurse me një fjalë rasti të pranishmeve iu drejtua edhe kryetari i Dijanetit të Turqisë, prof. dr. Ali Erbash, i cili falënderoi Myftiun Tërnava për punën madhore që po bën si dhe përgëzoi hafizët për përfundimin e hifzit si dhe mësuesit e tyre, duke veçuar se më i miri nga ne është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve dhe këta djemë tashmë këtë e kanë arritur. Hifzi ekziston kudo që ka myslimanë në botë mësohet përmendësh dhe këtë specifikë e ka Kurani që memorizohet në mendjen e muslimanëve. Ai inkurajoi edhe nxënesit e tjerë që të vazhdojnë në kurset e Kuranit dhe t’ua mësojmë fëmijëve tanë Kuranin.

Duanë e hifzit e bëri kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ndërsa hytben dhe namazit të xhumasë i priu kryetari i Dijanetit, Ali ef. Erbash.

The post Myftiu Tërnava dhe kryetari i Dijanetit, Ali ef. Erbash morën pjesë në duanë e hifzit në Prizren appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit