0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Myftiu Naim ef. Tërnava, takohet me kryeministrin Kurti

Më të lexuarat

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka vizituar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Myftiu Naim ef. Tërnava, uroi kryeministrin për detyrën, ndërsa inkurajoi atë që të angazhohet pareshtur për qytetarët e vendit që të kenë një mirëqenie dhe një jetë sa të mirë në vendin tonë.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, falënderoi Myftiun Naim ef. Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për kontributin e dhënë në sfera të ndryshme, por në veçanti në atë të respektimit të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Myftiu Naim ef. Tërnava dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, biseduan edhe për sfida të ndryshme me të cilat përballën qytetarët e vendit, në veçanti u diskutua për veprimet e mëtutjeshme për ruajtjen e shëndetit publik.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit