Më 19.06.2022, me ftesë të këshillit të xhamisë El – Kalem, Myftiu i Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani ishte prezent për namazin e drekës në Xhaminë El – Kalem në Wien të Austrisë, ku u mirëprit nga Imami i xhamisë Ademsafi Bajrami, imami i përkohëshëm, Shefit ef. Ajredini, pëndryshe imam i fshatit Shum, si dhe këshilli i xhamisë në krye me kryetarin, Shpëtim Kaba.
Këtë përjetim, Myftiu i Strugës e vlerësoi shumë dhe në faqen e tij oficiale e përshkruajti si: “Nderë dhe kënaqësi të jeshë në mesin e kétij xhemati të mrekullueshëm në diasporë. Një xhematë i mirëorganizuar dhe shumë mikëpritës.
Lus Zotin e Madhërishëm tu jap shëndet, mirësi dhe suksese në angazhimet e tyre atje”.
Gjithashtu Zoti i shpërbleftë për kontributin e tyre në mirëmbatjen e xhamisë por edhe ndihmat që japin në vendlindjen e tyre.