1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Myftiu i Shkodrës: “Islami dhe terrorizmi i kanë rrugët e ndara!”

Më të lexuarat

Mbrëmjen e së enjtes, më 11 shkurt 2016, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, ishte i ftuar i gazetarit Simon Shkreli, në emisionin e tij “Hapur”, në tv1 channel.

Gjatë bashkëbisedimit, Myftiu iu përgjigj pyetjeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me realitetet e Myftinisë Shkodër dhe aktivitetin e saj gjatë vitit jubilar 2015 e në vazhdim, përballjes së muslimanëve me islamofobinë dhe ngjarjet e viteve të fundit në vendet e Lindjes, terrorizmi dhe etiketimi i padrejtë i Islamit dhe muslimanëve me nofkat e tij, laiciteti i shtetit shqiptar dhe kërkesa për futjen e lëndës së edukimit fetar në shkollat e vendit etj.

Nëpërmjet këtij bashkëbisedimi, Myftiu konfiromoi edhe një herë vullnetin e Myftinisë Shkodër për të punuar maksimalisht në rrugën e lartësimit të vlerave shekullore të Thirrjes Islame, përhapjen e Fjalës së All-llahut dhe mësimeve të Hz. Muhammedit (a.s), të dërguarit mëshirë për mbarë botrat.

Duke folur mbi terrorizmin dhe fatkeqësitë e mëdha që po trazojnë qetësinë e botës sot, Myftiu tha se Islami nuk ka asnjë lidhje me shfaqjet terroriste të grupimeve të shumta, në thelbin e të cilave qëndron frikësimi dhe terrorizimi i njerëzve, aq më shumë sot, kur argumentet po vërtetojnë lidhjen e shërbimeve antiislame të vendeve të ndryshme me krijimin e këtyre grupeve të së keqes. Myftiu tha se Islami dhe terrorizmi janë dy gjëra të ndryshme, i kanë rrugët e ndara!

Myftiu tha se shembulli më i mirë i asaj që realisht fton drejt saj feja islame, është qëndrimi i profetit Muhammed (a.s) me robët e luftës, ditën kur hyri në Mekkë triumfues; falja dhe lirimi!

Ai tha se Evropa e di mirë shembullin e muslimanëve, drita e qytetërimit e të cilëve u bë shkak për përhapjen e dijes dhe largimin e reve të zeza të injorancës dhe analfabetizmit prej saj, sidomos në kohën e kalifatit në Andaluzi. Ai tha se pas rënies së kalifatit në Spanjë, hebrenjtë u strehuan dhe jetuan në liri në zemër të kalifatit osman, ndërsa muslimanët u sharruan dhe u dogjën për së gjalli në shfaqjet më të llahtarshme të terrorit; inkuizicionit famëkeq!

Myftiu bëri thirrje që drejtuesit e komuniteteve fetare duhet të bashkëpunojnë, që lënda e besimit dhe edukatës fetare të jetë pjesë e kurrikulave të arsimit shqiptar, njëlloj si në shumë vende të Evropës sot, njësoj si shumë dekada më parë, kur në Shqipëri kjo lëndë u mësohej fëmijëve shqiptarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit