4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Myftiu i Sanxhakut: Terrorizmi islamik nuk ekziston!

Më të lexuarat

Në një intervistë dy orëshe, në Televizionin Sanxhak, myftiu i Sanxhakut, Muamer ef. Zukorliq, ka folur rreth aktualizimit të çështjes së terrorizmit në botë.

Myftiu i Sanxhakut, Zukorliq

Myftiu, në mënyrë të veçantë, ka dënuar përdorimin e shprehjes „terrorizmi islamik“, duke kërkuar nga mediat perëndimore që të kërkojnë falje për bashkërëndimin që i bëjnë Islamit me terrorizmin.

“Diskutimet mbi terrorizmin, sidomos mbi të ashtuquajturin “terrorizmi islamik”, më shqetëson tej mase.”

“Para pak kohësh, merrja pjesë në një konferencë në Vjenë, dhe të pranishmëve u kam thënë: Neve, si muslimanë që jemi, janë duke na dresuar dhe atë në planin mikro dhe makro, kështu që ne, tani, duhet t’u arsyetohemi të gjithëve. Shikoni, në Lindjen e mesme përplasen faktorë të ndryshëm, përfshirë naftën dhe tendencat për ndikim… Këtë e kupton vetëm një pjesë e vogël e shkollarëve, e të mos flasim për masën e thjeshtë. Dhe kështu, krijohen etiketimet e ndryshme, sikur që janë “Shteti Islamik”, “terorrizmi islamik”… Ulemaja, duke u frikësuar për muslimanët, por edhe politikanët, dhe faktorë të ndryshëm të shoqërisë civile tek muslimanët, gati në çdo konferencë thonë: “Ne e dënojmë terrorizmin.” Unë u kam thënë: “Unë nuk e dënojë terrorizmin, madje, kjo aspak nuk më përket mua! Çfarë kam unë që ta dënojë terrorizmin? Unë kërkoj nga mediat perëndimore që të kërkojnë falje për atë që ndërlidhin Islamin dhe terrorizmin. Për mua kjo është e papranueshme.”

“E kanë shkatërruar Bashkësinë Islame, e ndërkohë pyesin: Si është e mundur që njerëzit të shkojnë të luftojnë në Siri?!” Ja kështu, siç e keni krijuar këtë kaos, e të mos dihet kush pyetet e kush ua mëson fenë”, është shprehur ndër të tjerash, myftiu i Sanzhakit, Muamer ef. Zukorliq./islampress/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit