-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Myftiu i Kosovës është pritur nga myftiu i Madh i Mbretërisë së Arabisë Saudite shejh Abdulaziz bin Abdullah al-Shejh.

Më të lexuarat

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, është pritur sot në takim në selinë e Presidencës së Përgjithshme për Ifta dhe Kërkime Studimore nga myftiu i Madh i Mbretërisë së Arabisë Saudite, njëherësh kryetar i Këshillit të Dijetarëve të Lartë dhe president i përgjithshëm i Kërkimeve Dijetarë dhe Ifta’, eminenca e tij, shejh Abdulaziz bin Abdullah al-Shejh.

Shkëlqesia e tij theksoi rëndësinë e takimeve të tilla ndërmjet liderëve islamë për konsultim dhe bashkëpunim ndërmjet tyre, gjithnjë në atë që i shërben myslimanëve.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, përgëzoi përpjekjet e kujdesitarit të Dy Xhamive të Shenjta dhe Princit të Kurorës, në shërbim të Islamit dhe përkujdesjes ndaj Dy Xhamive të Shenjta, haxhive dhe vizitorëvë, duke theksuar se këto përpjekje vlerësohen nga të gjithë myslimanët anekënd botës.

Myftiu Tërnava vuri në dukje qëndrimet historike të paraqitura nga lidershipi i Mbretërisë për popullin kosovar, që nga paslufta, duke falenderuar kështu Mbretërinë për përkrahjen e ofruar.
Ai theksoi rëndësinë e takimit që ka pasur me Myftiun e Mbretërisë Al-Shejh, për diskutimet që ai i zhvilloi, duke synuar kështu thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Muftia Naim Ternava

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit