4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Myftinia në Elbasan për ngjarjet në Paris: “JO NË EMRIN TIM”

Më të lexuarat

Myftinia më aktive në Shqipëri, myftina në Elbasan ka reagur me atë çfarë kemi parë të ketë ndodhur në Francë, ku humbën jetën mbi 150 vetë dhe shumë të tjerë të lënduar. Ajo ka realizuar një llojë kampanje me emër: “Jo në emrin tim”. Për më shumë kjo është letra e tyre e lancuar në rrjetet oficiale të tyre:
“Myftinia Elbasan dënon ashpër aktet e dhunes që ndodhën natën e së premtës në Paris. Këto lloj aktesh as nuk përkrahen e as nuk frymëzohen prej asnjë lloj feje apo grupimi me llogjikë të shëndoshë.
Masakra e së premtes preku zemrat e të gjithë botës dhe si rrjedhojë edhe zemrat e shqiptarëve. Ishte një vepër aq makabre sa s’mund të mbetej kush pa e ndierë dhimbjen e të afërmve të atyre që humbën jetën dhe panikun që përfshiu popullin francez.
Akte të tilla, kaq të dhimbshme, i bëjnë popujt më të ndjeshëm dhe më shumë solidarë ndaj njëri tjetrit. Edhe në vendin tonë, shumica e shqiptarëve u solidarizuan me popullin francez dhe e treguan këtë duke i dhënë mesazhe ngushëllimi dhe duke e inkuruajuar për më shumë forcë këtë popull.
Ajo që është për të ardhur keq në të gjithë këtë akt mizor është fakti se mediat shqiptare e trumbetuan shumë rrezikun që i kanoset shqiptarëve nga grupet terroriste. Iu dha një jehonë të gjerë një mesazhi kërcënues, i cili dihej që ish shkruar nga persona “me eksperiencë” në fushën e kërcënimeve.
Kjo nuk do të thotë që shteti të ulë vigjilencën e tij ndaj grupeve me prirjeje radikale, por duhet që mediat mos t’i kushtojnë më shumë kohë përhapjes së panikut tek njerëzit por të fillojnë të përcjellin mesazhe sensibilizuese dhe paqeje midis njerëzve dhe feve në Shqipëri. Paqe kjo, e cila është mes feve, por që duhet forcuar akoma më shumë. Kjo harmoni fetare, për të cilën Shqipëria “mburret” mund të cënohet nga paniku që mund të përhapet midis qytetarëve. Ky panik sjell qasje islamofobe dhe kjo tregohet edhe nga reagimet e qytetarëve në artikuj të ndryshëm që kanë të bëjnë me dhunën.
Qasjet islamofobe janë vënë re edhe nga vetë besimtarët dhe kjo ka shumë mundësi të jetë si pasojë e frikës së tepërt që përciellin mediat.
Mediat duhet t’u përkushtohen akoma më shumë problemeve reale që ka shoqëria shqiptare dhe s’duhet ta devijojë vëmendjen e publikut atje ku nuk ka aq rrezik sa propogandohet.Ne kete vijim qendra nderfetare ne Elbasan i ka derguar nje mesazh ngushellimi Ambasades Franceze duke u solidarizuar me popullin Francez ne keto dite te veshtira per to.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit