1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Myftaraj: BDI dhe Ali Ahmeti nuk kanë aspak faj për Kumanovën

Më të lexuarat

Grupi i Kumanovës’ i cili u përlesh në maj të 2015 me forcat e sigurisë në Maqedoni, u cilësua si skenarë i organizuar politik i ish-kryeministrit Gruevski dhe ish-shefit të shërbimit sekret, Sasho Mijallkov. Në këtë ngjarje, sipas islamofobit nga Tirana, Kastriot Myftaraj, kishin dorë sigurisht Gruevski dhe Mijallkovi. Gruevski dhe Mijallkovi donin ta bënin opozitën e kohës, atë të Zaevit, që të hiqte dorë nga protestat në rrugë, si dhe t’i hiqnin mbështetjen ndërkombëtare asaj. Dhe për të arritur këtë krijuan një situatë të kërcënimit të stabilitetit të vendit, me ngjarjet e Kumanovës, kështu ka vlerësuar Myftaraj ekskluzivisht për portalin fol.

I pyetur nëse BDI ishte e përzier në këtë rast, pyetje e dalur nga ‘Grupi i Kumanovës’ sepse gjithmonë kanë qenë të përmendur BDI, Ali Ahmeti dhe Artan Grubi, ai e demanton këtë gjë.

”Akuzat ndaj BDI-së për çështjen e Kumanovës janë krejt të paargumentuara. BDI është një parti e dalë nga lufta, por nga një luftë që u bë me mbështetje ndërkombëtare. BDI, domethënë Ali Ahmeti, nuk do t’ i kishte hyrë kurrë aventurës së nxitjes së një lufte pa mbështetje ndërkombëtare. Nëse do të kishte ndodhur kështu, SHBA dhe NATO do ta kishin shkrirë BDI-në si parti dhe më së paku do ta kishin larguar Ali Ahmetin nga politika. Nëse BDI do të ishte përzier në këtë histori ky fakt do të kishte dalë në përgjimet e shërbimeve të fshehta perëndimore.

Nuk quhet përzierje fakti që kur ata që ishin rrethuar në Lagjen e Trimave, i kërkuan ndihmë me telefon Ali Ahmetit, ai i tha Misionit të OSBE-së që të negocionte me qeverinë maqedone, ashtu që të mos vriteshin edhe ata pjestarë të grupit të armatosur të Kumanovës që ishin gjallë. Derisa duhet t’ i jenë mirënjohës për këtë gjë, ia quajnë si faj”, thekson Myftaraj.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit