Pas rrjedhjes së disa fotografive të modelit më të ri të telefonit të prodhuesit kinez, ZTE tashmë edhe zyrtarisht e ka prezantuar modelin ZTE Grand Memo, i cili për herë të parë është paraqitur në Kongresin Botëror Mobil (MWC), ngjarjen më të madhe të teknologjisë e cila po mbahet në Barcelonë.
ZTE Grand Memo posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 5.7-inç në ndërfaqen 720p HD TFT dhe procesorin 1.7GHz Qualcomm Snapdragon S4 Pro quad-core, i cili mbështetet nga 1GB RAM.
Karakteristikat tjera të ZTE Grand Memo përfshijnë edhe kamerën me 13 13 megapiksel dhe 16GB memorie të brendshme, për ruajtjen e aplikacioneve dhe fotografive me rezolucion të madh.
ZTE Grand Memo vjen me versionin e ri të Google Android 4.1.s Jelly Bean, ndërsa ndërfaqja e telefonit është e personalizuar falë prodhuesit kinez ZTE.
Grand Memo fillimisht do të fillojë të shitet në Kinë gjatë muajit të ardhshëm, dhe më pas do të vijë edhe në Evropë gjatë vitit. Kompania nuk ka dhënë asnjë detaj për çmimin e pajisjes.