8.4 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

ZTE Open modeli i parë në Firefox OS

Më të lexuarat

Në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë, prodhuesi i njohur kinez ZTE ka prezantuar modelin e ri të telefonit të mençur mobil i cili bazohet në sistemin e ri operativ Firefox, dhe procesorin Cortex A5 Qualcomm me 600Mhz dhe 800Mhz.
Modeli i ri i telefonit të ZTE, Open posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.5 inç, rezolucion prej 480 x 320 pikselëVe, si dhe 256MB RAM e 512MB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet përmes kartelës mikro SD.

Karakteristikat tjera të ZTE Open përfshijnë edhe kamerën me 3.2 mega-piksel, ndërsa prodhuesi ZTE thotë se këtë model e ka dizajnuar për tregjet në zhvillim, ndërsa operatorët mobil do të mund t’i personalizojnë aplikacionet e tyre mobile sipas preferencave të tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit