2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Muxhahedinët në Shqipëri, Rama: Është operacion humanitar dhe jo politik

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot se vendi nuk ekspozohet nga një kërcënim i mundshëm si rrjedhojë e përballjes Iran-SHBA.

Në një komunikim me gazetarët shqiptarë, Rama tha nga Vjena se muxhahedinët iranianë në Shqipëri janë pjesë e një operacioni humanitar dhe jo politik, dhe se  qëndrimi humanitar i opozitës iraniane në Shqipëri është shkruar edhe në marrëveshje.

“Së pari kjo është një temë dhe një çështje që nuk është e re për ne në raport me Iranin. Ne kemi ndërmarrë një veprim që i bën nder Shqipërisë që është në vazhdën e traditës shqiptare dhe në vazhdën e një aleance strategjike të panegociueshme me SHBA, për t’i hapur dyert një grupi njerëzish që i rrezikohet jeta.

Siç shkruhet edhe në marrëveshje, ata në Shqipëri janë si operacion humanitar dhe jo politik.

Nuk besoj se kjo e ekspozon në mënyrë të veçantë Shqipërinë dhe nuk kemi arsye të besojmë këtë sepse jemi në kontakt premanent me aleatët tanë dhe kur është puna te inteligjenca ata janë të pakonkurrueshëm. Jemi në duar të sigurta kur është fjala te marrja e informacionit”, u shpreh Rama./tch

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit