4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Mustafa, qëndrim më të butë ndaj Jahjagës

Më të lexuarat

Isa Mustafa po shfaqet më i butë ndaj Atifete Jahjagës sesa zyrtarët e partisë së tij. Kryetari i LDK-së kërkoi të martën nga Presidentja e Kosovës ta respektojë marrëveshjen që e solli në krye të shtetit, por s’e përmendi dorëheqjen e saj.
Mustafa ka shfrytëzuar një takim të Këshillit Kombëtar për Integrime, që është mbajtur nën kryesimin e Jahjagës, të martën për t’ia rikujtuar asaj se është bërë Presidente e vendit në bazë të një marrëveshjeje të liderëve politikë, shkruan “Express”.

Këto deklarata kreu i LDK-së i ka bërë në prani të krerëve të institucioneve vendëse e ndërkombëtare. Në takim kanë qenë të pranishëm përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Prishtinë, Samuel Zbogar, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, Kryeministri Hashim Thaçi si dhe përfaqësues të opozitës dhe të mekanizmave tjerë.

Po ashtu Mustafa ka përmendur edhe çështjen e reformës zgjedhore, për të cilën liderët po ashtu nuk po gjejnë aktualisht pajtueshmëri, duke mos mundur madje as të mblidhen në një takim për të vendosur rreth zonave zgjedhore.

“Ne përkrahim tërësisht reformat, të cilat parashihen si kusht që ne të avancojmë në proceset e integrimeve evropiane, duke e përfshi edhe reformën kushtetuese edhe reformën zgjedhore dhe besojmë se këto reforma do të zhvillohen në pajtim me rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me marrëveshjen tonë politike, që është edhe kusht i veçantë që ato të implementohen në qoftë se bëhen në pajtim me këto qëndrime”, ka thënë Mustafa.

Por, Mustafa është shfaqur paksa më i butë se zyrtarët tjerë të LDK-së, të cilët kanë kërkuar nga Jahjaga të japë dorëheqje nga posti i Presidentes.

Siç dihet, Jahjaga i ka shkruar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ku është shprehur kundër shkurtimit të mandatit të saj përmes amendamentimit të Kushtetutës. Jahjaga ka thënë se një gjë e tillë shkel të drejtat e njeriut. Por, kjo në LDK është parë si një dëshirë e Jahjagës që të mbetet në krye të shtetit në mandat pesëvjeçar.

“Presidentja e di se si është zgjedhur dhe duhet të dijë mënyrën e përfundimit të mandatit të saj presidencial”, kishte thënë deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri në një prononcim për “Express”.kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit