1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

I BASTISET SHTËPIA

Më të lexuarat

Hetuesit kanë bastisur shtëpinë dhe zyrat e ish presidentit të Francës, Nikolas Sarkozi, njofton agjencia e lajmeve, Associated Press.

Bastisjet janë pjesë e një hetimi mbi dyshimet për financimin e paligjshëm të fushatës së tij presidenciale në vitin 2007, njofton REL.

Një zyrtar i tha AP-së, se gjykatësi Zhan-Mishel Gentil dhe hetues të tjerë nga njësia për krime financiare e Parisit i kanë bërë kërkimet.

Zyrtari foli në kushtet e anonimitetit, sepse nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht.

Në qendër të hetimit janë financat e gruas më të pasur të Francës, trashëgimtares së kompansië kozmeutike L’Oreal Lilianë Betenkurt.

Ajo akuzohet se i ka dhënë para në mënyrë ilegale për fushatë partisë së Sarkozisë.

Ish presidenti, Nikolas Sarkozi, humbi zgjedhjet presidenciale të këtij viti në Francë nga socialisti, Fransua Holland. Ai i hedh poshtë akuzat.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit