2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Mustafa Nano: Myslimanët janë të llastuar, ata duhet të mësohen me fyerjen

Më të lexuarat

Kritika ndaj islamit është diçka e vlefshme jo vetëm për një vend të caktuar, por edhe për vetë myslimanët.

Për Mustafa Nanon, Europa ka kohë që figurën e Jezu Krishtit e ka kritikuar dhe madje kritikuar si asnjë personazh tjetër në historinë e saj, por europianët janë pajtuar me një gjë të tillë.

Sipas tij, myslimanët vazhdojnë të jenë të llastuar, por ata duhet të mësohen të fyhen.

Nano tha se myslimanët kanë shkuar në Europë nga pëlqimi për lirinë e shprehjes dhe mendimit.

Megjithatë, -deklaron ai-, pjesa myslimane e Europës thotë se ju duhet të bëni çdo gjë, por ne nuk duhet të na fyeni.

“Por myslimanët duhet të mësohen të fyehen, siç janë mësuar gjithë të tjerët para”,- tha Nano.

Ai tregon se ky është llastimi që bën e gjithë bota myslimane në ditët e sotme.

Mustafa Nano: Myslimanët kanë ardhur në Europë se mbi të gjitha u pëlqen liria e shprehjes dhe mendimit. Në Europë që kritikohet Jezu Krishti dhe kritikohet si asnjë personazh tjetër në historinë e Europës, janë bërë libra dhe shkrime të shumta, por europianët janë pajtuar me këtë gjë. Pjesa myslimane e Europës thonë se ju duhet të bëni çdo gjë, por ne nuk duhet të na fyeni. Por myslimanët duhet të mësohen të fyehen, siç janë mësuar gjithë të tjerët para. Ky është llastimi që bën e gjithë bota myslimane në ditët e sotme.

Shiko videon:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit