1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Muslimanët të mos arresohen gjatë kohës së faljes së namazit, në Ramazan

Më të lexuarat

Policisë së Manchesterit, në Britani të madhe, i është dhënë urdhër që të kenë kujdes që të mos arrestojnë muslimanët gjatë kohës të faljes së namazit, në periudhën e Ramazanit. Urdhëri duket se ka zemëruar një numër oficerësh në atë që njihet si forca e Mançesterit të Madh.

Një e-mail i brendshëm, me listën e kohëve të namazit, u është dërguar oficerëve, nga të cilët është kërkuar të mos ekzekutojnë urdhër-arrest gjatë kohës së namazit, për arsye të ndjeshmërisë fetare, transmeton theguardian.

“Muaji i Ramazanit është një kohë e rëndësishme e vitit për pjesëtarët e komunitetit musliman në të gjithë botën”, tha një zëdhënës i policisë së madhe të Manchesterit, i cili theksoi se do të lajmërohen vetëm udhëzimet për urdhër-arrestet, dhe jo për arrestimet në vend.

“Është e rëndësishme që aktivitetet dhe veprimet normale dhe të planifikuara policore të mbahen, duke siguruar që zyrtarët janë profesionalë dhe të respektueshëm ndaj anëtarëve te komunitetit”, ka shtuar ai.
Zëdhënësi, këmbënguli që oficerëve nuk u ishte thënë të përmbahen nga arrestimi i muslimanëve gjatë këtij muaji.

Zyrtarëve kategorikisht nuk u eshte thënë që të mos arrestojnë Muslimanët. Kjo nuk është politika jonë. Nëse dikush, nga çdo besim, kryen një krim gjatë Ramazanit, ai do të arrestohet, “shtoi ai.

Zëdhënësi tha se konfuzioni u ngrit sepse memorandumi origjinal ishte i paqartë dhe një e-mail i dytë ka sqaruar se nuk ka ndalesë të bllokimit të arrestimeve, thjesht një kërkesë për ndjeshmëri.

Policia e Madhe e Manchesterit mbulon një nga qytetet më diversitetin më të madh në Britani të Madhe, me një gamë të gjerë grupesh etnike. Ajo u shërben komuniteteve të Moss Side, Hulme, ëhalley Range, Rusholme, Fallowfield, Ardwick, Longsight, Gorton dhe Levenshulme.
Një këshilltar lokal tha se udhëzimi nuk mund të zbatohej në qoftë se ndalon policinë që të bëjne punën e tyre.

“Kjo tingëllon e çuditshme, por ne do të duhet të zbulojmë se çfarë ndikimi ka pasur arrestimet e përsëritura në operacionet e policisë”, tha këshilltari liberal demokrat, Simon Ashley, i cili përfaqëson lagjen jugore të Gortonit në këtë qytet.

“Puna e parë e policisë është mbajtja e rendit. Unë e kuptoj se ata kanë një detyrë të vështirë për të bërë, dhe duhet ta bëjnë atë me ndjeshmëri, veçanërisht brenda komuniteteve minoritare, por kjo nuk mund t’i ndalë ata që të kryejnë punën ndaj krimeve të rënda “, ka thënë Ashley.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit