0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Muslimanët suni nuk kanë asnjë xhami në Teheran

Më të lexuarat

Abdullah Mehdij, kreu i partisë të kurdistanëve të Iranit, është shprehur se në Teheran, nuk gjendet as dhe një xhami e vetme për sunitët që jetojnë atje. Ai shtoi se sunitët që jetojnë në Teheran, shkojnë në xhaminë e ambasadës së Arabisë Saudite dhe asaj të Pakistanit për të kryer namazet.

Gjatë një interviste të kanalit Alarabia, ai tha se jeta në Iran është shumë e vështirë për shkak të reprezaljeve të dhunshme ndaj kurdëve dhe bashkësive të tjera.
Ai tha se Irani që ëndërrojmë të gjithë, është ai që ndërton marrëdhënie të mira dhe jo armiqësore me të gjithë shtetet fqinje.
Nga ana tjetër, në vend, po bëhen orvatje të shumta për izolimin e presidentit Ahmedinexhad, me pretekstin se është i paaftë politikisht për të vazhduar si president i vendit.
Një numër i madh ministrash kanë kërkuar largimin e tij të parakohshëm nga posti i presidentit dhe zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale. Sakaq Ahmedinexhad përballet me një sërë akuzash, ndër to: Kundërshtimi i udhëheqësit shpirtëror dhe mos bindja e urdhrave të tij, futja e Iranit në një luftë të pabarabartë me Izraelin etj…
Një nga krerët e lartë të shiave, Jusuf Sani, ka ndërmarrë një fushatë kritikash ndaj presidentit Ahmedinexhad, për të cilin thotë se po shtron rrugën që Izraeli të sulmojë Iranin. /A.online/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit