Muslimanët nuk do të hyjnë në kompleksin Al-Aksa pa përfundimin e të gjitha praktikave të policisë izraelite kundër Al-Aksës
JERUSALEM (AA) – Muslimanët nuk do të hyjnë në kompleksin Al-Aksa pa përfundimin e të gjitha praktikave të policisë izraelite kundër Al-Aksës, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar nga Departamenti i Fondacioneve Islamike në Jerusalem, i cili dëshiron që emri i tij të mbetet anonim, në një deklaratë për gazetarin e AA-së thotë se “Ka arritur tek ne raporti lidhur me Al-Aksën të përgatitur nga Departamenti i Fondacioneve Islamike në Jerusalem. Në raport thuhet se disa dyer të Al-Aksës po mbahen të mbyllur dhe se tani ka disa praktika të tjera të cilat nuk kanë qenë para 14 korrikut”.
Duke vënë në dukje se Izraeli ende vazhdon me praktikat në fjalë, të cilat nëse do të dëshironte mund t’i largonte për një kohë të shkurtër, zyrtari thotë se “Muslimanët nuk do të hyjnë në Al-Aksa pa përfundumin e plotë të praktikave të reja. Vendimi i dijetarëve të Jerusalemit është për heqjen e të gjitha ndryshimeve të vendosura pas 14 korrikut në Al-Aksa”.
Ai tha se këshilltari ligjor i Departamentit të Fondacioneve Islamike në Jerusalem do të kontaktojë me policinë izraelite për të kërkuar largimin e praktikave në fjalë. Sipas tij, dijetarët e Jerusalemit do të publikojnë vendimin e tyre pas përgjigjes së marrë nga policia izraelite.
Policia izraelite, më 14 korrik vrau 3 palestinezë me pretendimin se kanë kryer sulm të armatosur në xhaminë Al-Aksa kurse dy policë të plagosur izraelitë në këtë rast kanë humbur jetën në spital.
Pas kësaj forcat izraelite i mbyllën dyert e Al-Aksës. Pas dy dite, më 16 korrik diën e diell, duke hapur dyert e saj Izraeli vendosi detektorë metalikë.
Këshilli i Sigurisë në Izrael natë më parë mori vendimin për largimin e detektorëve të metalit nga dyert e Al-Aksës.