Qasja fetare ndaj vdekjes së ish-Presidentit: Gjykimi i takon Zotit!
Faqja “Xhamitë e Tiranës” i kanë kushtuar një njoftim mortor ndarjes nga jeta të ish-Presidentit Nishani, duke potencuar faktin se ai ishte ndër ata që së bashku me të shoqen vizitoi vendet e shenjtë të Islamit, madje dhe duke u falur.
“Të Zotit jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!
‘Ne nuk kemi bërë asnjë të pavdekshëm para teje. Pra, nëse ti vdes, a do të mbesin ata të përjetshëm’ (Kur’an – Enbija 34)
I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij për këtë humbje!
Bujar Nishani ishte presidenti i parë shqiptar i cili në përfundim të mandatit si president, bashkë me bashkëshorten e tij e cila njihet si një besimtare, ishin në një vizitë private në vendet e shenjta islame. Mekë dhe Medine në Arabinë Saudite duke kryer ritualin e Umra-s.
‘Vendimi (gjykimi) i takon vetëm Allahut.’ (Kur’an 6:57)”, thuhet në faqen Xhamitë e Tiranës”. /tesheshi.com/