Autoritetet në Myanmar kanë akuzuar tre burra muslimanë për faljen e namazit te taravive në rrugë. Policia ka akuzuar rreth 50 muslimanë, të cilat u mblodhën për t’u lutur të mërkurën, në një rrugë në Yangon, vend gjithnjë në rritje të sulmeve nga linjat e ashpra budiste ndaj ritualeve islame.
Dy shkolla islame u mbyllën në fund të prillit, pasi ultranacionalistët u ankuan se muslimanët vendas i përdorën ilegalisht ato për të bërë namaz. Ata kanë thënë se mbyllja është e përkohshme, por nuk kanë dhënë asnjë afat kohor kur ato të mund të rihapen.
“Na vjen keq. Ky muaj është i rëndësishëm për ne, “tha kreu i muslimanëve lokal Zaw Min Latt, duke iu referuar muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili filloi javën e kaluar.
“Kemi përdorur ato shkolla për namaz për dekada të tëra. Këto kufizime vijnë pas më shumë se 60 vjetësh”, ka theksuar ai.
Autoritetet lokale lëshuan një deklaratë duke thënë se falja e namazit kërcënoi “stabilitetin dhe sundimin e ligjit” në lagjen kryesisht muslimane në lindje të kryeqytetit tregtar të Myanmarit.
Një oficer i policisë i cili kërkoi të mos i permendet emri, i ka konfirmuar akuzat. Derisa dy policë u përpoqën të ndalonin gazetarët e AFP-së nga xhirimet kur ata vizituan një nga medreset të premten.
“Është xhamia jonë si dhe shkolla jonë. Nuk e dimë kur do të rihapet, “tha Khin Soe, një banor vendas në te 50tat, ndërsa ai filloi të falet në një pjesë tjetër të qytetit.