0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Muslimanët në Francë, mes Macronit “liberal” dhe Le Penit “ekstreme”

Më të lexuarat

Presidenti i ardhshëm i Francës mund të jetë një lider i ekstremit të djathtë me pikëpamje haptazi ksenofobike, që ka premtuar se do të ndalojë hixhabin, ose mund të jetë një lidër pro-evropian, “i moderuar”, që ka miratuar ligje diskriminuese kundër muslimanëve, pavarësisht zotimeve të bëra për të mbrojtur liritë fetare.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale franceze më 24 prill do të jetë një duel midis presidentit aktual Emmanuel Macron-it dhe udhëheqëses së ekstremit të djathtë Marine Le Pen-it.

Rreziku është i madh, veçanërisht për muslimanët francezë, shumë prej të cilëve janë të frikësuar se të drejtat e tyre mund të kufizohen më shumë nëse Le Pen-i fiton.

Le Pen-i është udhëheqësja historike e National Rally (Tubimit Kombëtar), i njohur zyrtarisht si Fronti Kombëtar, i cili për vite me radhë ka bërë fushatë të mbështetur mbi retorikën kundër emigracionit.

Ditë para zgjedhjeve, Le Pen-i  tha se do të ndalonte mbajtjen e hixhabit në publik nëse zgjidhej dhe se do të vendoseshin gjoba për gratë që mbajnë shaminë islame.

Por rivali i Le Pen-it, presidenti aktual Emmanuel Macron, ka luftuar për t’i bindur pakicat franceze se është i gatshëm të mbrojë të drejtat e tyre.

Gjatë mandatit të tij pesëvjeçar, partia e Macron-it ka miratuar një ligj të diskutueshëm kundër “separatizmit” që shihet gjerësisht si diskriminues për muslimanët, ka shpërbërë një organizatë të madhe antiraciste që monitoronte islamofobinë dhe përgjithësisht ka stigmatizuar muslimanët praktikantë për pamjen  dhe zgjedhjet e tyre të stilit të jetesës.

Gjatë viteve të fundi, numri i muslimanët francezë që janë larguar nga vendi i tyre ka qenë gjithnjë e më i lartë, raportoi New York Times në shkurt. Ata po ikin nga një klimë politike mosbesimi e cila e ka kthyer komunitetin e tyre në kokë turku.

Në një fjalim të mbajtur të dielën në darkë, Macron-i e pozicionoi veten si një mur mbrojtës ndaj ksenofobisë dhe u përpoq të qetësonte pakicat fetare në Francë.

“Unë dua një Francë që lufton me vendosmëri kundër separatizmit islamik, por që, përmes shekularizmit, i lejon të gjithë të besojnë ose të mos besojnë, e të praktikojnë fenë e tyre. Dhe jo një Francë që i pengon muslimanët apo hebrenjtë të hanë atë që u përshkruan feja e tyre,” tha Macron-i.

Në përgjithësi, fushata presidenciale këtë vit është shënuar nga një rritje e mprehtë e retorikës islamofobe dhe ksenofobe midis disa kandidatëve presidencialë, veçanërisht ekspertit televiziv Eric Zemmour-it. Ai fitoi vetëm 7 për qind të votave të dielën, shumica e të cilave pritet të shkojnë për Le Pen-in në raundin e dytë.

Gjatë fushatës, disa liderë muslimanë në Francë u kanë bënë thirrje ndjekësve të tyre që të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale për të frenuar rritjen e së djathtës ekstreme. Në një shkrim të botuar më 14 shkurt në të përditshmen franceze Le Monde, Chems-Eddine Hafiz, udhëheqësi i Xhamisë së Madhe të Parisit, u bëri thirrje muslimanëve francezë të votojnë në mënyrë që të “ndalojnë makinerinë e urrejtjes kundër muslimanëve”.

Kamel Kabtane, mbikëqyrësi i xhamisë kryesore në Lion – një qytet i madh në jug të Francës – dhe një udhëheqës rajonal i zgjedhur midis muslimanëve francezë, gjithashtu u bëri thirrje ndjekësve të mërkurën që t’i “ndalojnë ata […] që duan të dëbojnë nga Franca qytetarë francezë thjesht pse janë muslimanë”. “Muslimanët francezë nuk janë qytetarë të dorës së dytë,” theksoi Kabtane në një deklaratë.

Dueli i ardhshëm është një pasqyrim i zgjedhjeve të kaluara presidenciale pesë vjet më parë, ku Macron-i mundi Le Pen-in me dy të tretat e votave. Por këtë herë, analistët paralajmërojnë se gara do të jetë shumë më e ngushtë, ku parashikohet që Macron-i të fitojë me vetëm 51 deri në 54% të votave – nëse përqindjet e larta të abstenimit nuk vënitin ëndrrën e tij për t’u rizgjedhur. /Observer.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit