2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Muslimanët japin leksione falas për pastërtinë

Më të lexuarat

Tani më veç se shumica e vendeve të botës është prekur nga Korona Virusi, një virus i frikshëm dhe vdekjeprurës. Shumë ekspert të mjeksësisë kanë rekomanduar këshilla mbi pastërtinë e duarëve dhe të hundës, pasi në dorë dhe përmes hundës merret virusi COVID -19.
Në rrjetet sociale gjen video nga më të ndryshmet se si lahen duartë, pastërtinë e tyre e të ndryshme. Por ky leksion është ofruar nga muslimanët me mijëra vjet përpara, se si të pastrohen duartë dhe bile shkonë edhe më tej në pastërtinë e fytyrës, krahëve, kokës, veshve dhe këmbëve, kjo e njohur me termin që përshkruar tërësinë e veprimeve si abdes.
Abdesi është një veprim shumë i rëndësishëm për besimtarët musliman, pasi ajo si akt pastrimi është domosdoshmëri për tu pranuar lutja/namazi, në të kundërt besimtari pa abdes llogaritet sikur nuk e ka bërë fare namazin.
Namazi është obligim për besimtarët musliman 5 herë në ditë e po ashtu edhe pastërtia/abdesi është obligim.

Por si bëhet abdesi, në mënyrë që të jemi të pastërt dhe të ruajtur nga virusi COVID-19?
Fillimisht thuhet Bismilah që do të thotë në emër të Zotit, për ti treguar vetes se ne çdo veprim e bëjmë në emër të Zotit dhe kërkojmë bekimin e Tij, pastaj lajmë duartë mirë deri tek kyqi. Marrim ujë në dorë shpërlajmë gojën deri në gargara 3 herë, pastaj fusim ujë në hund sa më thellë të jetë mundur po ashtu 3 herë. Lajmë fytyrën 3 herë që nga mjekrra e deri në ballë ku fillojnë flokët. Pastajm lajmë krahët duke filluar nga i djathti por që përfshinë edhe dorën. Po ashtu e bëjmë të njëjtën edhe për krahun e majtë, pastaj lajmë kokën duke i dhënë mes-h, lajm edhe veshët e pastaj në fund këmbët duke larë mes gishtave me kujdes, që çdo pjesë të lahet mirë. Në fund është sunet që të lahen duartë përsëri. Abdesi një akt që fillon nga larja e duarëve dhe mbaron në larjen e duarëve.
Nëse ndjekim mësimet e Profetit Muhamed, ka një mori udhëzimesh për larjen e duarëve para ngrënies së ushqimit dhe pas mbarimit të tij, udhëzime për higjienën personale duke larguar qimet nga vendet e turpshme, larja pas mardhënive seksuale, larja e trupit së paku 1 herë brenda javës, larja e dhëmbëve, abdesi para gjumit, abdesi pasi të ngrihemi nga gjumi, e plotë udhëzime të tjera që formojnë një imunitet mjaftueshëm të fortë për tu ruajtur nga virueset e ndryshme që shkak e kanë papastërinë.

 

Muslimanët janë të gatshëm si në këtë moment kur është përhapur Korona Virusi po edhe në momente të tjera, që të japin leksione pastërite gjithandej, me qëllim që bota të jetë një vend më i pastërt dhe më i shëndetshëm.
Në Islam, pastërtia është gjysma e besimit, gjë që tregon rëndësinë që ka pastëria në këtë fe hyjnore.
Më poshtë është një video që tregon praktikisht si si merret abdesi:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit