3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Muslimanët, grupi i dytë më i madh fetar në SHBA, pas vitit 2040

Më të lexuarat

Muslimanët janë të pritet të bëhen grupi i dytë më i madh fetar në Shtetet e Bashkuara, pas të krishterëve, dhe atë që nga viti 2040.

Ka rreth 3.45 milion myslimanë që jetojnë në SHBA, dhe ky numër i regjistruar në vitin 2015 ka përfaqësuar rreth 1.1 për qind të popullsisë së përgjithshme, thotë një studim nga Qendra Kërkimore Pew Research.

Aktualisht, numri i cifutëve tejkalojnë muslimanët si grupi i dytë më i madh fetar, por që pritet të ndryshojë nga 2040 për shkak se “popullsia amerikane muslimane do të rritet shumë më shpejt se popullsia cifute e vendit”, thuhet në raport. Muslimanët amerikanë do të behen gjithsej 8.1 milionë, ose 2.1 përqind e popullsisë deri në vitin 2050.

Numri i pasuesve të Islamit në SHBA është rritur në një normë prej rreth 100.000 njerëz në vit për shkak të migrimit të muslimanëve dhe normave të larta të lindjeve së në mesin e amerikanëve myslimanë, thotë Pew Center në studim.

“Që nga vlerësimi ynë i parë [2007] nga madhësia e popullsisë amerikane muslimane, numri i muslimanëve në SHBA është rritur me shpejtësi,” thotë raporti.

Krishterimi prinë si feja më e madhe në Shtetet e Bashkuara, dhe ata përfaqësojnë rreth 71 për qind të popullsisë, përcjell Independent.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit