1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Muslimanët e Arakanit vazhdojnë të braktisin shtëpitë

Më të lexuarat

Muslimanët Rohingya po braktisin shtëpitë e tyre pas rinisjes së persekutimit dhe masakrave. Një pjesë e madhe janë strehuar në kufirin mes Mianmarit dhe Bangladeshit, duke u përballur me kushte të vështira jete

ANKARA (AA) – Muslimanët e Arakanit në Mianmar të cilët po përballen me dhunë dhe masakër nga ana e ushtrisë dhe murgjve budistë, vazhdojnë përpjekjet e tyre të ikur nga rajoni në mënyrë që t’i shpëtojnë persekutimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Muslimanët Rohingya po braktisin shtëpitë e tyre pas rinisjes së persekutimit dhe masakrave. Një pjesë e madhe janë strehuar në kufirin mes Mianmarit dhe Bangladeshit, duke u përballur me kushte të vështira jete.

Muslimanët Rohingya në Bangladesh qëndrojnë në kushte të rënda

Muslimanët Rohingya nga Arakani që u detyruan të braktisin Mianmarin për shkak të valës së dhunës dhe sulmeve të ushtrisë së atjeshme, kanë gjetur strehim në rajonin Gumdum, jo larg qytetit Cox’s Bazaar të Bangladeshit, por jeta për ta këtu është shumë e vështirë.

Pasi braktisën shtëpitë e tyre për të shpëtuar jetën nga ushtria e dhunshme e Mianmarit, muslimanët e Arakanit në rajonin Gumdum qëndrojnë në tenda të improvizuara.

Megjithatë, strehimoret e improvizuara nuk janë të mjaftueshme për t’u mbrojtur nga shiu dhe moti i ligë.

Duke marrë parasysh kushtet e papërshtatshme në disa tenda qëndrojnë edhe nga dhjetë persona, disa prej tyre në tenda qëndrojnë së bashku me bagëti, ndërsa një pjesë e lagjeve të improvizuara pas shirave të dendura mbetën edhe nën ujë.

Dhuna në Arakan shpërtheu më 25 gusht, kur forcat e sigurimit të vendit nisën një operacion kundër komunitetit musliman Rohingya. Kjo nxiti një fluks të ri refugjatësh drejt Bangladeshit fqinj, edhe pse vendi e mbylli kufirin për refugjatët.

Raportet e mediave theksuan se forcat e sigurisë të Mianmarit përdorën forca joproporcionale, duke zhvendosur mijëra Rohingya dhe duke shkatërruar shtëpitë e tyre me mortaja dhe mitralozë.

Rajoni u përfshi në tensione midis popullsive budiste dhe muslimane që nga shpërthimi i dhunës në vitin 2012.

Shumë organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mes të cilave gjendet edhe Amnesty International (AI) masakrat në Arakan i quajnë gjenocid, ndërsa janë dënuar nga të gjitha anët e botës.

Zëdhënësja e Këshillit të Evropës, Anita Schung të hënën deklaroi se ushtria e Mianmarit për tre ditë në sulmet e kryera në Arakan ka vrarë mes dy dhe tre mijë muslimanë.

Sipas të dhënave zyrtare dhe raporteve të Kombeve të Bashkuara, muslimanët Rohingya janë minoriteti më i kërcënuar në botë. Muslimanët Rohingya nuk kanë shtet të tyre dhe të drejtat e e tyre janë rrënjësisht të kufizuara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit