Myslimanët në Indi janë zgjuar në protesta për të bojkotuar produktet “Pampers”, pasi që pretendojnë se në pelenat e kësaj kompanie është gjetur fjala “Muhammed”, shkruan Daily Mail.
Ilustrimet që janë parë në këto pelena, mustaqet, hunda, goja dhe syri i majtë i maceve të buzëqeshura, myslimanët e Indisë thonë se i ngjajnë emrit të Profetit Muhamed, kur shkruhet në arabisht, mirëpo kompania i ka mohuar këto akuza.
Zyrtarë të kompanisë, “Pampers”, kanë deklaruar se kurrë nuk do të kishin ofenduar ndonjë person apo religjion, mirëpo që dizajni që është bërë në ato pelena paraqet një mace të animuar.
Megjithatë, imazhi mbi produktin higjienik është quajtur fyerje ndaj Islamit nga kritikët dhe protestuesit kanë organizuar ‘djegiet e Pampers’.
Aktivistët e grupit islamik Darsgah Xhihad-o-Shahadat paraqitën dje një ankesë zyrtare rreth pelenave në stacionin e policisë Dabeerpura në Hyderabad.
Në letrën drejtuar policisë thuhet se kompania, “Pampers”, që është në pronësi të Procter dhe Gamble, kishin lënduar ndjenjat e shumë myslimanëve dhe kanë bërë thirrje që produktet të hiqen menjëherë nga raftet e marketeve. /Lajmi.