Historiani i famshem Musliman i shekullit te dhjete al-Mas’udi shkruan per fushat e naftes ne tokat muslimane. Ai ka perdorur fjalen ‘atam’ per te pershkruar nje pus qe digjet. Al-Mas’udi vezhgoi puset e naftes ne Sicili, Oman, Hadramaut (Jemen), Irak, Persi, Turkmenistan, Tashkent, Indi dhe ne ishullin e Sumatres. I cuditur nga sasia e naftes se prodhuar atje, Al-Mas’udi e quajti zonen e Bakuse ‘bilad al-naffata’, “Toka e shatervanit te naftes,”
* * *
Era muslimane e naftes filloi me nje histori tradhetie. Per te thyer rrethimin arab te Konstandinopojes me 680 e.r, Perandori Konstandin IV urdheroi komanden e tij te larte qe te punonte me nje spiun nga Damasku ne fshehtesi te plote. Me se fundi, Konstandini pati sukses ne thyerrjen e rrethimit duke perdorur teknologjine ushtarake Umajade e cila bazohej tek nafta.
Ne shume nga zonat e botes muslimane, vecanerisht tokat ku sot shtrihet Kuvajti, Iraku, Irani dhe republikat e reja te pavarura si Azerbajxhan, Turkmenistan dhe Uzbekistan, puset e naftes dhe rezervat e gazit kane qene njohur qe ne lashtesi. Mesopotamet te cilet krijuan disa nga civilizimet e para ishin te paret qe pershkruajne se si nafta e papaster dilte nga puse natyrore. Tabelat Akadiane prej balte te cilat datohen rreth viteve 2200 p.e.r, e therresin naften e papaster me emrin naptu – nga e cila ka dale dhe rrenja e fjales arabe naft. Pusi i pare prodhues nafte ne Irak u shpua me 1927 ne Baba Gurgur, rreth 140 milje ne veri te Bagdadid, pothuajse ne te njejtin vend me nje pus natyror nafte i cili quhej “Zjarret e Perjetshme” i cili pati vazhduar te digjej qe nga vitet 600 p.e.r.
Kur ushtrite muslimane arriten ne Irak dhe Persi per here te pare rreth viteve 640, ata gjeten qindra puse te hapura. Te dhenat arabe te shekullit te 10 tregojne se provinca e Farisit ne Persi, pagonte nje takse vjetore prej 90 meter ton nafte per te ndricuar pallatin e kalifit. Ibn Adam, nje historian i hershem musliman, shkruante se qeveritaret arabe te Irakut verior nuk vinin taksa mbi naften dhe merkurin, per te mundesuar iniciativen e njerezve dhe per te rritur prodhimin. Pa dyshim qe kerkesa per nafte ishte e larte.
* * *
Ne shekullin e tete kishte shume puse nafte ne Irak dhe zonat perreth. Pershembull pusi ne Dir al-Kajana (prane Mosulit) ishte aq i rendesishem saqe per nje kohe ta caktuar ai ruhej dite edhe nate. Ai jepte jo vetem nafte por edhe pjesen me te madhe te bitumit e cila perdorej nga shteti per te shtruar rruget. Ne fillim te shekullit te 13-te, gjeografi Jakut pershkroi ne detaje se si behej “asfalti” nga miniera e naftes dhe se si perdorej per te ndertuar rruget. Ne Evrope, rruget ende shtroheshin me kalldrem dhe me gure, gje qe vazhdoi deri me 1838, kur asfalti u shtrua per here te pare ne nje rruge te Parisit.
Azerbajxhani u pushtua me 643 dhe mbeti nen kontrollin arab deri ne fund te shekullit te nente, duke bere aleanca ne fillim me qeverine qendrore te dinastise Umajade ne Damask dhe me vone me Abasided e Bagdadit. Kalifi al-Mansur (754 – 775 e.r) vuri nje “takse speciale nafte” ne Baku, ne mes te shekullit te tete dhe shenoi shfaqjen e pare te nje takse shteterore mbi naften – gje qe eshte shume e natyrshme dhe sot.
Me fillimin e shekullit te nente, khalifi Abasid i Bagdadit pati caktuar nje “car nafte” (uali al-naft) ne cdo zone kryesore te prodhimit. Fizikani i famshem Muhammad al-Razi (Rhazes, 864 – 930) permend ne Kitab al-Asrar (Libri i Sekreteve) se llampat e kerosenit ishin ne perdorim te gjere per ngrohje dhe ndricim. Ai gjithashtu pershkruan dy menyra per berjen e kerosenit, njera perdor balten si absorbues dhe tjetra duke perdorur sal ammoniak (amonium kloride). Distilimi perseritet deri sa ajo qe del eshte shume e paster dhe “e mire per drite,” e cila do te thote se pjesezat e imta te hidrokarbonit jane eliminuar krejtesisht. Llambat e kerosenit u perdoren ne boten muslimane per me teper se nje mije vjet para se te beheshin te njohura ne Perendim.
* * *
Deri me 850, procesi i distilimit i cili perdorej per vajin e rafinuar te llambave apo kerosenin u perfeksionua se tepermi. Kjo ishte ajo qe muslimanet e quanin si nafta e bardhe apo naft abyad. Cilesia e saj ishte pak a shume ajo qe eshte edhe sot, pervecse asaj qe arabet nuk perdornin makineri te distilimit te larte dhe me sasi te madhe, por ata thjesht perdornin nje aparat te quajtur al-inbiq, emer ky i cili perdoret edhe sot ne terminologjine e prodhimit te naftes ne anglisht si alembik. Alembiku perbehej nga tre pjese: nje ene ne forme kungulli e quajtur kukurbit ne te cilen behej nxehja e naftes se paperpunuar, pjesa tjeter ishte nje kondesator i cili rrinte mbi kukurbitin dhe thithte avujt qe dilnin nga nafta, ne te njejten kohe kjo pjese kishte ftohje te vazhdueshme. Dhe ne fund te kondensatorit ishte nje dalje nga e cila dilte nafta e paster.
Ne kohet e Abbasideve, cdo shkolle kimistesh kishte llojin e saj te alembikut. Disa ishin te bere prej qelqi si enet e laboratoreve sot, te tjerat prej qeramike, bakri apo bronzi. Disa ishin te bera vetem per perdorim ne laboratore, ndersa te tjerat ishin shume me te medha dhe mund te futeshin ne rangun e mjeteve industriale. Naturalisti sirian al-Dimashki shkroi se ne fillim te shekullit te 13-te ekzistonte nje zone e Damaskut e cila quhej Suk al-Katarine (tregu i distiluesve).
* * *
Tashkenti u be qyteti me i madh dhe me i rendesishem ne anet lindore te botes islame me 751, nje dallim te cilin e mban ende dhe sot si kryeqytet i Republikes Uzbekistanase. Ne malet lindore te Taxhikistanit, muslimanet zbuluan burimin e nje shkembi te bute shume te vecante, i cili mund te ndahej ne shtresa dhe copa, njesoj si disa lloje djathrash. Ky material u perdor shume ne fushen ushtarake ne kohen e Khalifit Harun al-Rashid (768-809 e.r), ne kulmin e fuqise Abaside. Ata e perdoren kete material (asbestin) per uniforma kunder zjarrit dhe veshje per trupat e naftes dhe kuajt e tyre. Po ashtu, ata e quajten kete material haxhar al-fatila apo “guri fitil” sepse, sic e permend edhe nje shkrimtar nga Damasku, ” ky material eshte nje fitil shume i mire per kandilat, sepse megjithese vaji digjet i gjithi, fitili ne vetvete mbetet i paprekur.”
* * *
Enciklopedia e shekullit te pesembedhjete e quajtur Al-Kamus al-Muhit, apo Fjalori i Pergjithshem njihet si nje nga veprat me te mira te shkruara ndonjehere per gjuhen dhe kulturen arabe. Ajo permban nje pjese e cila i kushtohet industrise se naftes. Ne te, autori Abu Tahir thote: “Nafta me cilesi me te mire eshte ajo qe eshte e bardhe si uji. Ajo eshte nje tretes i mire, diluent dhe pastrues… Fjala nafatah ka tre kuptime – nje pus nafte apo shatervan, nje llampe me nafte e perdorur per ndricim, apo instrumenti prej bronzi qe perdoret per hedhjen e naftes…” Fjala moderne per fjalen nafte eshte petrol. Perdorimi nga ana e ketij autori i frazes ‘cilesi me e mire’ tregon se musimanet e asaj kohe praktikonin nje forme rafinimi te naftes se paperpunuar, dhe se me pa tjeter duhet te kete patur rafiniere dhe teknike te tjere ne kete vije pune.
Pershkrimet e Al-Razit, Al-Mas’udit dhe Abu Tahirit na japin qarte te gjitha elementet e nje industrie rafinimi te naftes, ne kuptimin modern te fjales, nje industri mesjetare e cila bazohej tek zjarri dhe muskujt e njerezve dhe kafsheve dhe jo tek makinerite. Pa dyshim qe kishte puntore te cilet punonin neper puset e naftes per nxjerrjen e petrolit; tregetaret e transportonin dhe e shisnin ate neper qytete te ndryshme si gaz per ndricim; zanatcinjte benin llampa per te djegur vajin; armet prej bakri te verdhe apo bronzi perdoreshin per te hedhur “poca nafte” ne lufte; dhe po ashtu farmacistet bene asortimente te ndryshme mjekesore nga ajo.
* * *
Nga mesi i shekullit te nente, qyteti i Tifilisit – tani Tbilisi, kryeqytet i Gjeorgjise ne Kaukaz – ishte nje qender tregtie midis shteteve muslimane dhe Evropes se veriut. Monedha prej ari dhe argjendi jane gjetur ne kete vend, ato jane te shekullit te nente dhe jane prere ne Bagdad, Muhamadija (Armeni), Kufa, Basra, Aran dhe Balkh, po ashtu edhe ne Afrike dhe Indi.
Me 843, emiri arab i Gjeorgjise, Ishak ibn Isma’il, nuk pagoi pagesen e tij vjetore ndaj Bagdadit dhe deklaroi pavaresine nga khalifi. Per te shtypur rebelimin, Khalif al-Mutauakil nisi nje expedite ndeshkuese te udhehequr nga nje turk te quajtur Buga al-Sharabi. Kur rebelet refuzuan te dorezoheshin, Buga urdheroi nafatunet, apo trupat e naftes, te digjnin qytetin e Tifilisit. Aq i plote ishte shkaterrimi i gjithe qytetit saqe pati edhe efekte politike, duke shkaterruar plotesisht shanset e ketij qyteti per t’u bere kryeqyteti i nje shteti islam ne Kaukaz.
Gjeografi musliman, Xhakut al-Hamdaui (perfundoi librin e tij te fundit Mu’xham al-Buldan me 1228) shkruan se Bakuja kishte dy fusha te medha nafte; njera prodhonte nafte me ngjyre merkuri dhe tjetra nje nafte pak me te erret dhe me cilesi me te ulet. Ai permend po ashtu se vlera e prodhimit nga te dy fushat ishte 2000 dirham argjendi ne dite – e barabarte perafersisht me 800 gram flori, apo kater milion dollare ne vit me cmimet e sotme. Nje shume aq e madhe ishte e mjaftueshme per kualifikimin e Bakuse si nje nga qytetet me te pasura ne boten muslimane.
* * *
Nje shkalle e madhe e perdorimit te “pocave te naftes” si arsenal ushtarak permended gjate sulmit te mbretit te Jerusalemit, Amalric I, ne Fustat me 1167 e.r. Ai pati pushtuar Bilbeisin dhe therri pothuajse te gjithe banoret e tij; pastaj ai i dergoi nje mesazh khalifit ku i thoshte se do te bente te njejten gje ne Kairo. Ne menyre per te parandaluar Amalrikun nga marja e Kairos, veziri Shauar i khalifit Atid perdori 20,000 poca nafte ne Fustat. Me 1940, shkencetari francez, Mauris Mersier arriti ne perfundimin se keta poca nafte kishin strukture shume te mire dhe shume aerodinamike. Kjo do te thote se tekniket qe i paten prodhuar ato kishin nje njohuri shume te gjere jo vetem te eksploziveve dhe ndezesave, por edhe te shkencave te baltes, qeramikes, mekanikes deri te disa te dhena nga aerodinamika.
Libri i Kalorsise dhe Artit te Luftes, i shkruar me 1285 nga Naxhm al-Din Ahdab, nje oficer sirian, jep informacion se si mund te distilohet vaji per berjen e kerosenit; si mund te pergatiten eksplozive nga baruti; si te vihen ndezesat ne llojet e ndryshme te “pocave te naftes”; dhe madje edhe si mund te ndertoheshin “raketa te thjeshta zjarri”! Autori po ashtu perfshin edhe skica te armeve qe permeden, dhe nejra prej tyre eshte nje tip rakete e cila ka si ngarkese nje “poc nafte.”
* * *
Influenca e Rusise filloi te rritej neper keto zona mbas shkaterrimeve Mongole (1258 e.r), dhe vetem per disa shekoj ajo u ndje seriozisht ne Azine Qendrore muslimane dhe zonen e Kaukazit. Midis monarkeve evropiane, ishte Pjetri i Madh i cili tregoi shume interes per naften dhe parashikoi fuqine e padiskutueshme ekonomike te petroleumit. Me 1723, ai i dha urdher Matushkinit, njeri nga gjeneralet e tij, te pushtonte Bakune. Pjetri shkruante, “Dergo nje mije poode (16,000 kile ) nafte te bardhe, ose sa te kini mundesi, dhe sillni qe atje nje njeshter te rafinerimit.”
Persia u pajtua me Marreveshjen Gulistan (1828) sipas se ciles Khanati Baku (dhe shteti musliman i Dagestanit) i ktheheshin zyrtarisht Carit, dhe vetem Rusia lejohej te lundronte ne Detin Kaspik (ne fillim te shekullit te 19-te). Pusi i pare i naftes ne Ameriken e Veriut u hap me 1858, dhe kjo i beri te qarte carit se Bakuja ishte shpresa me e mire e Rusise kunder nje monopoli amerikan te naftes. Me 1884, u morr i gjithe Taxhikistani dhe kjo kompletoi pushtimin Rus te Azise Qendrore muslimane, dhe kjo zone e gjere u be pjese e asaj qe me vone do te behej Bashkimi Sovjetik, duke plotesuar nevojat per nafte te Rusise deri me sot.
* * *
Para se te krijoheshin tubat e medhenj te naftes ne shekullin tone, nafta arriti ne qytetet e Levantit, Iran dhe Azine Qendrore nga bregu perendimor i Detit Kaspik me anen e karvaneve te gamileve, karrocave me kuaj dhe anijeve. Me 1903, zona e Bakuse jepte gjysmen e naftes se botes, dhe ishte pikerisht ne kete vend ku kompania Nobel Brothers Petroleum modernizoi principet e rafinimit te naftes te cilat kishin ardhur nga bota arabe. Ne fillim te 1920’s, Bashkimi Sovietik qe sapo ishte formuar , zgjodhi rrekete e famshme te Bakuse per prodhimin e pulles se pare postare me teme naften, e cila permbanet te dyja edhe shkrimin cirilik dhe arabisht.
* * *
Te gjitha keto fakte konfirmojne se periudha me e rendesishme ne historine e naftes para kohes sone, koha e motorave me djegie te brendshme, u shpalos dhe lulezoi pikerisht ne civilizimin musliman te cilen disa e quajne edhe “Rilindja islame”./Alcislam
Dr.A.Zahur