1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Muslimanët dhe figurat politike ndër shqiptarët – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Është për ta menduar: pse ne muslimanët shqiptarë kemi vlerësimet më të larta edhe arsyetimet e shumta për liderët politik jomusliman e jofetarë, të cilët janë në pushtet edhe krejt çka bajnë ata ose e heshtim ose e arsyetojmë ose i japim komentin tonë, kurse kemi mendim kritik edhe përbuzës ndaj kapaciteteve, fuqisë edhe aftësive të figurave muslimane që merren me politikë?!
Dështimet, paaftësia, korrupcioni, nepotizmi, zhvatja e të mirave publike, janë tema të cilat e shoqërojnë çdo qeveri, në të cilën kanë udhëheq e kanë marrë pjesë ata politikan edhe përsëri, liderët e atyre opcioneve politike duhen, respektohen, u thurren himne, mbrohen e arsyetohen, nga ata njerëz që veten e llogarisin praktikant musliman!
Nga ana tjetër figurave muslimane që merren me politikë, me sukseset edhe dështimet e tyre, me gabimet edhe veprimet e sakta të tyre, nuk arsyetohen, kundërshtohen, insistohet të anashkalohen, të margjinalizohen edhe punuohet nga shumë qarqe që të mos faktorizohen!
Ti që falesh edhe ke brengë këtë fe, a ke menduar se më këto veprime, cilit tabor i bashkangjitesh, edhe kujt i ndihmon?!
Po, mundet ata nuk të kanë konsultuar, mundet ata skanë përvojën e duhur, mundet ata nuk premtojnë shumë, nuk ka garancë për fitoren e tyre, krejt këto dilema janë në kokat tona edhe të një pjese të muslimanëve, mirëpo nëse nuk ja fillojmë sot, nëse nuk e nisim me njerëz të tillë, nëse presim edhe nuk bëjmë diçka konkrete për ndryshimin e kësaj letargjie, si do e ndryshojmë gjendjen tonë dhe si do mbrohemi nesër nga invazioni i neoliberalizmit me ofertat e veta degjeneruese edhe shkatërruese të individt edhe familjes, edhe në rrafshin politik edhe në atë shoqëror?!
Për të qenë të sinqertë, mendoj se ashtu sikur edhe ne hoxhallarët në veprimet tona të davetit (si një aktivitet shoqërore) nuk kemi konsultuar rreth të gjerë të faktorëve në lëvizjen e zhvillimeve shoqërore, për arsye të shumta, objektive e subjektive, konstruktive e jo konstruktive, pse për krejt çka ndodh në vendin tonë, brenda komunitetit musliman, duhet të na pyesin neve, edhe nëse nuk marrin pëlqimin tonë, ne duhet ti kundërshtojmë ata edhe veprimet e tyre, të njejtit, të cilët kur na konsultojnë ne zakonisht u japim vlerësime negative dhe kundërshtojmë krejt ato oferta?!
Unë mendoj se nëse ne nuk mund t’i bëjmë të gjitha gjërat e kërkuara nga Feja dhe interesi kombëtarë i vendit tonë, atëherë t’i ndihmojmë ata që bëjnë diçka prej asaj që duhet bërë e ne nuk mundemi ta bëjmë, ose së paku të mos i pengojmë ata në veprimtarin e tyre edhe të mos jemi ogurzi ndaj tyre, në rast se, ata nuk arrinë qëllimin konkret, nga veprimtaria e tyre, por arrijnë qëllime tjera të rëndësishme, nga ai veprim i tyre politik.


Ashtu siç është thënë më herët se “ajo që nuk arrihet e tëra nuk lihet e tëra” dhe deri sa të bëjmë struktura më të përgatitura, nëse ka vullnetarë që sinqerisht duan të shërbejnë interesin e fesë edhe kombit, ne duhet përkrahur edhe duhet ndihmuar këta burra që edhe të rritin kualitetin e tyre fetarë, intelektual, moral e politik, por edhe ta rritin numrin e votuesve edhe karigeve në kuvend.
Allahu na vetëdijsoftë, na e shtoftë sinqeritetin edhe na e shtoftë bashkëpunimin brenda komunitetit!


/Hoxhë Bekir Halimi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit