1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Muslimanët dhe “Besa” shqiptare që shpëtuan hebrenjtë nga nazizmi

Më të lexuarat

Në vitin 1934, ambasadori amerikan në Shqipëri Herman Bernstein deklaroi: “Në Shqipëri nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi ndaj hebrenjve, pasi ajo është nga vendet e rralla sot në Europë ku paragjykimet dhe urrejtja fetare nuk ekzistojnë, pavarësisht se shqiptarët janë të ndarë në tre besime.” Ndërkohë që hebrenjtë nëpër Europë po masakroheshin në masë si pjesë e zgjidhjes përfundimarë naziste, një vend në Europë nuk kishte rritje negative të hebrenjve, dhe ky vend i quajtur Shqipëri kishte një popullsi me shumicë muslimane.

“Në Shqipëri nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi ndaj hebrenjve, pasi ajo është nga vendet e rralla sot në Europë ku paragjykimet dhe urrejtja fetare nuk ekzistojnë, pavarësisht se shqiptarët janë të ndarë në tre besime.” – Herman Bernstein

Para Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri jetonin vetëm 200 hebrenj, por deri në fund të luftës rreth 2 mijë hebrenj erdhën në vend pasi shumë prej tyre ia mbathën nga Greqia, Austria dhe vende të tjera të Europës për t’u strehuar këtu. Hebrenj të tjerë, si Albert Ajnshtajni, e përdorën Shqipërinë si urë kalimin për në vendet e tjera. Zyrtarët e emigrimit i lejuan hebrenjtë të hynin edhe kur nuk kishin letrat e duhura. Ndërsa kur nazistët e morën vendin, banorët vendas i mbrojtën hebrenjtë që jetonin këtu, duke u siguruar atyre letra ku thuhej se ata ishin muslimanë shqiptarë. Si rezultat i kësaj, hebrenjtë që kishin ardhur në Shqipëri u kursyen nga horrori me të cilin u përball pjesa e tjetër e hebrenjve në Europë.

Muslimanët shqiptarë nderuan kodin e njohur të “besës”, që do të thotë të mbash premtimin e dhënë, ta mikpresësh dhe ta mbrosh mysafirin sikur të ishte anëtar i familjes. Për shkak të këtij kodi nderi të shqiptarëve, shumë prej atyre që shpëtuan jetët e hebrenjve gjatë Holokaustit nuk besonin se ajo që po bënin ishte  ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Megjithatë, realiteti është se njerëzit në Europë nuk jetonin me kodin e besës dhe nuk bënë atë që bënë shqiptarët. Gjithashtu, muslimanët shqiptarë jetonin me parimin kuranor, i cili thotë: “Kush shpëton një jetë njeriu ështe njësoj sikur ka shpëtuar të gjithë njerëzimin.”

Observer.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit