-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Muslimanët dënojnë “ndalesën e hixhabit” për motrat në Nigeri

Më të lexuarat

Grupi që përfaqëson avokatët muslimanë ka qortuar keqtrajtimet që iu bëhen motrave me hixhab në spitalin shtetëror në jugperëndim të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Motrat me përkatësi fetare islame, veçanërisht ato të cilat punojnë në repartin psikiatrik në qytetin Abeokuta, thuhet se janë ndaluar të hyjnë në repartet ku punojnë nga shkaku i mbulesës që mbajnë në kokë.

Koncerni për të Drejtat e Muslimanëve (MURIC) në një deklaratë të lëshuar të martën tha se autoritetet në spitalin psikiatrik në mënyrë të vazhdueshme kanë injoruar apelet e motrave muslimane që t’u lejohet mbajtja e hixhabit ashtu siç është e rregulluar me ligjet e shtetit.

Grupi tha se menaxhimi i spitalit ka refuzuar njohjen e një dekreti qeveritar që daton nga 11 shkurti 2002, i cili thotë se çdo infermiere muslimane që dëshiron të mbajë hixhabin duhet të lejohet për një gjë të tillë.

“Kërcënimet (ndaj muslimaneve) kanë vazhduar dhe nëse nuk kontrollohen me kohë mund të hasin në rezistencë nga komuniteti musliman”, thonë nga MURIC.

Përgjegjësi për motrat në spitalin e apostrofuar më lartë në një prononcim telefonik për Anadolu Agency tha se pretendimet për ndalesë të hixhabit janë të pavërteta.

“Pretendimi është i pavërtetë. Askush nuk e ka penguar askënd për të mbajtur hixhabin. Ne bashkëjetojmë me të gjithë në paqe, ne jemi paqësor. Planet për të prishur qetësinë publike përmes kësaj patjetër se do të dështojë”, deklaroi Odigili.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit