1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024


Muslimanët amerikanë do bojkotojnë iftarin e Bidenit

Më të lexuarat

Para Shtëpisë së Bardhë, një vakt alternativ Ramazani në shenjë proteste

Drejtuesit e organizatave kryesore joqeveritare myslimane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po bojkotojnë iftarin që do të organizojë presidenti amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, raporton Anadolu.

Për shkak të mbështetjes së pakushtëzuar të Biden për Izraelin në luftën në Gaza, muslimanët amerikanë do të organizojnë një “iftar alternativ për një armëpushim në Gaza” përpara Shtëpisë së Bardhë.

Drejtuesit e shumë organizatave dhe grupeve myslimane që refuzojnë të marrin pjesë në iftarin në Shtëpinë e Bardhë të martën mbrëma po përgatiten të organizojnë një iftar alternativ.

Në një deklaratë nga Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), një iftar alternativ do të mbahet përballë Shtëpisë së Bardhë, në shenjë proteste ndaj ftesës së Shtëpisë së Bardhë për një iftar në një kohë kur administrata Biden po mbështet Izraelin në luftën në Rripi i Gazës.

Në deklaratë thuhet se politika e administratës së Bidenit në Gaza ka dështuar dhe se ndihma ushtarake amerikane për Izraelin ka mundësuar masakra në enklavën palestineze. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit