“Skandali i paparë me lëshimin në opinion të bisedave private nga materialet e përgjuara në mënyrë joligjore po vazhdon, deri sa institucionet kompetente – si Prokuroria Speciale publike dhe MPB nuk po ndërmarrin asgjë ta pengojnë këtë veprimtari joligjore. Dhe deri sa opinioni pret përgjigje nga prokurorja speciale Katica Janeva të fillojë procedurë penale kundër personave që qëndrojnë pas bisedave të publikuara private mes kryeredaktorit të “Sitelit”, Dragan Pavlloviq – Llatas dhe pronarit të këtij mediumi Goran Ivanov, që para një muaji u lëshuan në opinion, gjatë uikendit incizime të reja komprometuese nga një bisedë telefonike private mes zv/kryeministrit Musa Xhaferi dhe deputetes Ermira Mehemti nga BDI-ja, qarkullojnë në rrjetet sociale dhe sërish e kanë shokuar opinionin”, shkruan Dnevnik.
Kjo gazetë përmes “sms” porosive ka arritur të komunikojë me zv/kryeministrin Musa Xhaferi. Në pyetjen e gazetës nëse do të dorëzojë padi në PSP lidhur me bisedën inkriminuese telefonike, Xhaferi të hënën përmes porosisë me SMS është përgjigjur: “Do të vendosim deri nesër…”. Në pyetjen se kush do të vendosë, partia ose personat e tanguar, Dnevnik nuk ka marrë përgjigje.
Deputetja Mehmeti nuk ka qenë e kapshme për çfardo lloj komenti. Në BDI të hënën kanë premtuar se do të prononcohen brenda ditës, mirëpo më vonë nuk kanë qen ët kapshëm./Almakos