Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi ka përgënjeshtruar fuqishëm zërat se ai do të largohet nga posti i zëvendëskryeministrit, informon “Zhurnal“.
“Nuk është e vërtetë, ato janë spekulime mediatike. Unë mbetem në postin e zëvendëskryeministrit, ndërsa lajmet e fundit janë spekulime të cilët ju kontribojnë qarqeve të caktuara”, ka deklaruar Xhaferi. Ai ka folur edhe për audioincizimet e fundit që u publikuan në rrjetet sociale në Maqedoni. Sipas tij këto janë shantazhe dhe kërcënime nga qarqe të caktuara antishqiptare.
“Audioincizimet janë të pavërteta dhe janë të inskenuara nga njerëz të cilët shantazhojnë funksionarët e BDIsë”, ka deklaruar ai duke shtuar se BDIja ka ngritë iniciativë në prokurori që të zbardhë të vërtetën për materialet komprometuese.