4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Murtezaj: ATK ka arritur tejkalimin e objektivave sipas planit të punës

Më të lexuarat

Administrata Tatimore e Kosovës ka organizuar tryezë diskutimi me palët e interesit, si dhe ka prezantuar shumë aktivitete të saj, siç janë të hyrat, borxhet, qarkullimi i bizneseve, rimbursimet, falja e ndëshkimeve sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe rezultatet e reformave, të cilat janë realizuar gjatë periudhës kohore janar-maj të këtij viti.

Drjtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj gjatë prezantimit tha se ATK është në rrugë të mirë dhe së shumë shpejt pavarësisht ndikimit të pandemisë COVID 19, ka arritur realizimin e objektivave, si dhe tejkalimin e tyre, të cilat kanë qenë të përcaktuar, sipas dokumenteve strategjike dhe planit të punës.

Ai potencoi se organizatat të cilat përfaqësojnë interesat e bizneseve, janë motor i rëndësishëm në ecjen përpara të shumë proceseve kyçe, të cilat ndërlidhen direkt me tatimpaguesit, pasi që vetë tatimpaguesit janë skaneri më i mirë i punëve që bënë institucioni i administratës tatimore.

Pjesë e këtij takimi ishte zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Ilir Kapiti, i cili u përgjigj shumë shqetësimeve dhe pyetjeve të ngritura nga ana e komunitetit të bizneseve.

“Veç këtyre Kapiti tha se ATK është duke treguar se është një institucion profesional, në zbatimin e politikave fiskale përkatësisht legjislacionit tatimor, me thekës të veçantë luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale, si dhe trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

E nga ana tjetër, përfaqësuesit e bizneseve ngritën shqetësime të ndryshme, të cilat kryesisht janë derivat i rrethanave që pandemia COVID 19 ka shkaktuar.

Po ashtu, u shprehen se janë të kënaqur me komunikimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që kanë me ATK-në, në diskutimin e shumë çështjeve që kanë impakt para se ato të finalizohen.

Drejtori Murtezaj tha se të gjitha shqetësimet ngritura gjatë këtij takimi do t’i shqyrtojë së bashku me menaxhmentit e lartë. /BE/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit