Presidenti egjiptian Mohammed Mursi deklaroi se nuk është aspak i shqetësuar nga rënia rekord e kursit të paundit egjiptian kundrejt dollarit amerikan. Sipas mendimit të Kryetarit të shtetit, paundi do të fitojë stabilitet brenda disa ditëve.
Sipas parashikimeve të ekonomistëve, për qeverinë e Egjiptit nuk do të jetë e lehtë të kontrollojë rimëkëmbjen e ekonomisë së shtetit, pavarësisht deklaratave optimiste të Mursi.
Si duket ka filluar lufta financiare e SHBA-ve dhe perëndimit kundër Egjiptit. Njëra prej metodave më efektive pas pushtimit ushtarak dhe falimentimit të borxheve të shteteve, është shkatërrimi i ekonomive të shteteve përmes shkaktimit të inflacionit të monedhave kombëtare.