12.7 C
Pristina
Monday, February 26, 2024

Ushtria jordaneze ka arrestuar 4 ushtarë sirianë

Më të lexuarat

Jordani, Aman. Forcat e sigurisë së Jordanit deklaruan se kanë arrestuar katër ushtarë Sirianë, të cilët në momentin e arrestimit u gjenden në zonën ndërmjet kufijve të dy vendeve.
Zëdhënësi i ushtrisë tha se të arrestuarit e sotëm janë nën hetime. Deklarimi është bërë nën kushte të anonimitetit, ngase ushtria ende nuk ka dalur me ndonjë deklaratë zyrtare.
Ende nuk është e qartë nëse ushtarët e arrestuar, ishin duke tentuar të futeshin në Jordan, apo të ktheheshin në Siri.
Më tepër se 1000 zyrtarë të lartë ushtarak Sirianë, kanë dezertuar përmes kufirit Jordanez që nga fillimi i konfliktit.
Dihet se sot janë zhvilluar luftime mes ushtrisë së Jordanit dhe të Sirisë, kur kjo e fundit lëshoj predha të shumta në drejtim të kufirit jordanez, për të ndaluar kalimin e kufirit të ushtarëve të cilët kishin dezertuar në mënyrë masive dhe të organizuar.
Por nga këto predha, disa kanë kaluar kufirin jordanez dhe për këtë arsye ushtria jordaneze ka kthyer granatimet, gjë e cila përvec zbrapsjes së ushtrisë Siriane, ka pamundësuar njëkohësisht edhe kalimin e dezertorëve në anën tjetër të kufirit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit