1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Murat Aliu: Maqedonisë i duhet Marrëveshje e re

Më të lexuarat

Më datë 13 dhe 14 Maj  në Stamboll  nën organizimin e Fondacionit për Art dhe Shkencë u organizua Simpoziumin Ndërkombëtar Pasuniversitar për Studime Ballkanike në të cilën morrën pjesë shumë studiues dhe student nga të gjitha vendet Ballkanike që studiojnë në Turqi dhe jashtë Turqisë. Në këtë simpozium pjesmarrësit prezentuan punime shkencore nga të gjitha fushat sociale të cilat kanë të bëjnë me shtetet Ballkanike.

Në këtë simooziumë studenti shqiptarë Murat Aliu prezentoi punimin me titull “Një Studim mbi Marrëdhëniet Midis Shqiptarëve dhe Maqedonasve pas Nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit”.  Aliut  theksoj që Marrëveshja e Ohrit ka pasur dy qëllime kryesore: Integerimin e shqiptarëve dhe pakicave tjera etnike në Maqedoni në sistemin shtetëroë duke i barazuar ato juridikishtë dhe politikishtë me Maqedonasit dhe qëllimi i dytë: krijimin e një shteti dhe shoqërie multi-etnike dhe multi-kulturor, ku palët në mënyrë reciproke do të respektonin dallimet etnike, fetare dhe kulturore. Mirëpo për këtë duhej realizuar komplet marrëveshja e Ohrit.

Sa i përket realzimit të marrveshjes në praktik, Aliu ka theksuar që edhe pas 15 vjetësh të nënshkrimi të kesaj marrëveshje, ajo në praktik ka ngelur e parealizuar dhe si pasaoj  e kësaj mardhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe Maqedonasve akoma janë të acaruara, në vendë të progesit është shënuar regres dhe se Maqedonia është nje shtet i polarizuar mbi baza etnike dhe fetare.

Në pjesën e fundit të prezentimi Aliu theksoj që, “edhe pse Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua para 15 vjetëve, sot Maqedonia eshte një shtet i ndarë në dy kampe, një shtet ku janë preznet mosmarrëveshjet dhe paragjykimet ndërmjet grupeve etnike dhe se me kalimin e kohës keto mosmarrëveshje po thellohen akoma më shumë.” Duke u nisur nga ketu, Aliu vlersonë që ” është e nevojshmë një marrëveshje e re ndërmjet Shqiptarëve dhe Maqedonasve, sepse sado që Marveshja e Ohrit të reflektoj strukturën etnike të shetit të Maqedonisë, ajo përsëri fjalën e fundit i’a len vullnetit të Maqedonasve.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit