1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mullah Selim Gjonikaj – mësuesi i parë i shkollës shqipe në Fterrë

Më të lexuarat

Mullah Selim Mahmut Gjonika, i cili ka lindur dhe ka jetuar në Fterrë, në Janinë dhe në Gjorm të Vlorës në vitet (1864-1936). Pak histori mbi prejardhjen e Selim Gjonikës:I ati i Selimit, ka qenë Mahmut Gjonika i cili ka punuar e jetuar për shumë kohë në Janinë, si mësim dhënës i fëmijve të dyerve të mëdha, ku ju mësonte gjuhët persisht, turqisht, arabisht dhe greqisht. Ai ishte edhe mësues në gjimnazin Zosimea të Janinës, gjimnaz i cili në ato kohë ka qenë shkolla e vetme e dëgjuar dhe e preferuar në vilajetin e Janinës. Bashkë me djemtë fteriot të asaj kohe, Omer Korkutin e Isa Hizmon, ai mori atje edhe të birin e tij Selimin, për të vazhduar studimet në po atë gjimnaz. Selimi pasi mbaroi gjimnazin vazhdoi studimet për teologji. Në Janinë ai u njoh dhe u miqësua me Abdyl Frashërin, pasi edhe prindrit e tyre Halid Frashëri dhe Mahmut Gjonika, kishin qenë dhe ishin miq të vjetër.Atje Selimi mori pjesë edhe në Komitetin Shqiptar të Janinës, kryetar i të cilit ishte vet Abdyl Frashëri dhe që e drejtonte atë bashkë me Mustafa Nuri Vlorën. Pas shtypjes dhe shpërndarjes së atij Komiteti, Selimi u kthye në vendlindjen e tij në Fterrë.Selimi duke qenë se ishte hoxhë me gradën fetare “Mullah”, filloi të bënte shërbesat fetare si hoxhë në fshatin e tij. Atij i lindi ideja se kishte ardhur koha që edhe në Fterrë të hapej shkolla shqipe e të mësohej gjuha shqipe me këndim dhe me shkrim, me qëllim që të zbutej dalngadalë e të zhdukej anafalbetizmi i fshatarëve të tij.Mullah Selim Gjonika, i cili kishte mbaruar Medresenë e Janinës dhe që më pas kishte kryer dhe një kurs të veçantë për mësuesi, me inisiativën dhe shpenzimet e tij, në tetor të vitit 1916, në njerën nga dhomat e shtëpisë së tij, hapi shkollën e parë shqipe në Fterrë me rreth 28 nxënës, djem të moshave 7 deri në 12 vjeç. Pra Selimi ishte dhe mbeti mësuesi i parë i shkollës në gjuhën shqipe në Fterrë.– Në fjalimin e shkurtër para prindërve e nxënësve të tij, sipas kujtimeve të ish nxënësit që u rreshtua para mësuesit të tij të parë i cili më vonë u bë edhe Mësues i Popullit, Lame Xhama, mësues Selimi ju tha këto fjalë : -“Dita e sotme është e bardhë e plot hare dhe do të mbetet e paharruar si një ditë e madhe dhe e shquar në historinë e fshatit tonë e që brezat e ardhëshëm ndoshta do ta kujtojnë e do ta nderojnë”….

/hoxhallaret.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit