0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mujë Rogova “paralajmëron” dorëheqjen

Më të lexuarat

Rektori i Universitetit të Prishtinës Mujë Rugova, ka thënë se nëse gjykata thotë se ai e ka blerë çmimin e cilësisë, menjëherë do të jep dorëheqje.

Por sipas tij, kjo s’do të ndodhë, pasi që krejt këto janë shpifje.
“Në qoftë se del vendimi i gjykatës që unë kam blerë çmim për të mashtruar këtë popull, unë duhet të jap dorëheqje. Madje kurrë nuk do të jetoj në Kosovë dhe do të lë amanet as varr këtu mos me pas. Prandaj kjo është shpifje e cila m’i kujton vitet e zeza të forcave kriminale që janë përpjekur ta shantazhojnë dhe zhdukin këtë popull dhe çdo gjë tjetër që ka qenë në dobi të këtij populli” ka thënë Muja për express.
Ai ka thënë se bashkë me stafin e tij kanë bërë punë të mëdha dhe kanë vepruar sipas ligjit dhe se këtë e dëshmon edhe raporti i auditorit.
Muja ka thënë se Milazim Krasniqin e ka pasur mik, por konsideron se ai dhe disa të tjerë po veprojnë si shpirtngushtë.
Sipas rektorit Rugova, këto janë gjëra të cilat nuk mund të ndodhin në botën e civilizuar dhe Nuk ka kurrfarë teorie që të ndodhë një gjë e tillë dhe askush nuk ka një dëshmi të vetme, e cila vërteton këtë./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit