1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Muhamed Zekiri: Ja si shpëtova natën e terrorit në Kuvend

Më të lexuarat

Muhamed Zeqiri, deputet i LSDM-së, ka treguar se si i kishte shpëtuar sulmit nga qytetarët që ishin futur në Kuvendin e Maqedonisë javën e shkuar.

Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se bashkë me disa deputete ishte fshehur në një zyrë dhe aty kishte qëndruar për një kohë, deri sa ishte bindur se afër tij më nuk ka sulmues.

“Në momentin kur ua hapën dyert e Kuvendit, ata më të dhunshmit drejtuan qytetarët drejt sallës. Pjesa tjetër u ulën në sallën e Kuvendit. Pjesë tjetër e huliganëve terroristëve kanë shkatërruar gjithçka para vetes. Ata kanë sulmuar edhe gazetarë edhe staf të parlamentit dhe cak kryesor kanë qenë deputetët. Por jo të gjithë, një pjesë e tyre. Kanë pasur listë të caktuar të personave që duhet sulmuar. Ishin fillimisht kryetari i partisë Zaev. Unë isha në pjesën e lartë të sallës dhe në kushte të jashtëzakonshme kemi qëndruar me katër deputete. Dëgjoheshin duke më kërkuar, por kemi qëndruar të qetë. Është mrekulli që jemi shëndosh e mirë sot. Ishim në kontakt me familjarët që na pyesnin për gjendjen tonë”, ka shpjeguar ai.

Zeqiri ka treguar se dy shkrepje armësh kanë shpëtuar deputetët nga më e keqja. Ai thotë se pas largimit nga salla e parë ku ishte fshehur kishte shkuar në një sallë tjetër dhe aty sigurimi i ish-ministrit të brendshëm kishte shkrepur me armë duke detyruar sulmuesit të largoheshin.

“Pas largimit nga salla arritëm në një zyrë më të madhe ku u takuam me të gjithë të tjerët që ishin me lëndime më të rënda. Në gjendje të rëndë ishte sigurimi i ish-ministrit të brendshëm. Ata që kanë mbrojtur deputetët ishin tre anëtarë të sigurimit të ish-ministrit të brendshëm dhe një nga sigurimi i Zaevit që s’kishte armatim. Një moment janë shkrepur dy plumba pikërisht nga ai dhe po të mos kishte bërë atë, mendoj dhe jam i sigurt se dikush nga kolegët tanë nuk do të ishte gjallë. Ai ka gjuajtur herën e parë në ajër dhe pas plumbit të dytë ata largohen pak. Ai ka pësuar shumë duke marrë goditje të shumta”, ka shtuar Zeqiri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit