11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

MUHAMED – Emri më i bukur në botë, është më i popullarizuari edhe në Britani të Madhe

Më të lexuarat

Zyra Kombëtare e Statistikave në Mbretërinë e Bashkuar publikoi kohët e fundit të dhënat më të fundit lidhur me emrat e foshnjave në Angli dhe Uells.

“Oliver mbetet si emri më i njohur dhe popullor për djemtë në Angli dhe Uells në vitin 2016.” Por kjo nuk është vërtet e vërtetë. Në fakt, emri më i zakonshëm deri më tani është Muhamed.

Çështja është se emri Muhamed nuk është një emër me origjine angleze, kështu që ka disa shqiptime (Muhamed, Mohamed, Muhammed, Mohammed). Nëse shikoni 10 emrat më zakonshë të foshnjave në Angli dhe Uells, duket se emri Muhamed është në vendin e tetë, pasi 3.908 djem kanë lindur me këtë emër vitin e kaluar.

Zyra e Statistikave Kombëtare më tej thotë se Oliver “ka qenë emri më i popullarizuar i djemve që nga viti 2013”. Gjithashtu kjo del të jetë pretendim i pasaktë, pasi një numër rekord të emrit Muhamed e kanë pranuar të gjithë.

Lista tregon se kultura popullore ka pasur një ndikim të rëndësishëm në zgjedhjen e emrave të foshnjave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit