1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Muftiu i Asadit: Perandoria Osmane nuk ka qenë Islame

Më të lexuarat

Ahmed Bedrudin Hasun, muftiu i regjimit të Asadit në Siri ka kritikuar hilafetin osman, duke thënë se ai nuk ka qenë hilafet islam dhe udhëheqja e tyre nuk ishte Islame, shkruan islambosna.

Mendimin e tij se osmanlitë nuk kanë qenë udhëheqës muslimanë e argumenton me fjalët: “Nëse vërtetë do të ishte hilafet Islam siç thonë, atëherë gjuha e profetit dhe gjuha e Kuranit do të ishte gjuha që do ta flisnin.”

Në anën tjetër, për muftiun e Asadit, Irani është shtet Islam edhe pse as ato nuk flasin gjuhën arabe.

“Pastaj erdhi republika Islame, qëndroi afër nesh për shkak të vetes dhe umetit Islam e jo për shkak të sektarizmit.”

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit